Shenja pajtimi pas takimit të papës me diplomatë të vendeve myslimane | Politika | DW | 26.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Shenja pajtimi pas takimit të papës me diplomatë të vendeve myslimane

Ambasadori i Irakut në Selinë e Shenjtë, Alberto Eduard Ismail Yelda pas takimit tha se Ati i Shenjtë shprehu dëshirën e tij për të ndërtuar ura të dyanshme dhe për të respektuar njëri-tjetrin

default

Në debatin e ndezur pas citimeve të papës lidhur me islamin, duken shenjat e pajtimit. Pas audiencës papnore në rezidencën verore në kështjellën Gandolfo, shumica e përfaqësuesve myslimanë u shprehën pozitivisht. Në këtë takim me më shumë se 20 ambasadorë, si edhe përfaqësuese nga vendet e Lidhjes arabe, dhe organizatave myslimane, Papa Benedikti shprehu sërish respektin e tij për islamin. Dialogun mes të krishterëve dhe myslimanëve, ai e cilësoi si me rëndësi jetike.

Ambasadori i Irakut në Selinë e Shënjtë, Alberto Eduard Ismail Yelda pas takimit u shpreh: "Ati i shenjtë sërish ritheksoi respektin e i tij të thellë ndaj myslimanëve në të gjithë botën si edhe ndaj islamit. Ai shprehu dëshirën e tij për të ndërtuar ura të dyanshme dhe për të respektuar njëri-tjetrin", u shpreh Yelda.

Ne takimin me diplomatet e vendeve myslimane, Papa edhe njehere tha se ishte ndjere fatkeq, per konotacionet e citatit te diskutueshem per profetin Muhamed, ku thuhej se Muhamedi nuk i ka sjelle botes asgje tjeter, veçse "te keqija dhe asgje humane". Ky citat mjerisht ka çuar drejt moskuptimit, thote Papa. Pas fjales se tij tete minute e gjysem, te percjelle ne fund me gjeste miratuese, Papa u ndje i çliruar. Ne bisede me perfaqesuesit diplomatik te botes islame, Benedikti eshte shprehur per nje bashkepunim te ngushte. Ai shpreson ne urat e miqesise se ndersjelle ndermjet te krishtereve dhe muslimaneve.

Ai perkujtoi pjese te fjalimit te tij te perseritur edhe ne kohen e Diteve Boterore te Rinise katolike: "Ashtu, siç kam thene une edhe ne Köln ne vitin e kaluar, dialogu ndemjet te krishtereve dhe myslimaneve nuk mund te kufizohet ne vendime te çastit. Me shume kemi te bejme me nje nevoje, nga e cila varet ne mase te madhe ardhmeria jone."

Ne te njejten kohe Papa ka insistuar qe gjate dialogut religjioz dhe kulturor te kontribojne te dyja palet. Respekti i dyanshem eshte i nevojshem, ka thene Papa, duke folur per lirine fetare. Ne lidhje me grindjet, qe ka shkaktuar citati i zgjedhur per profetin Muhamed, Papa ka folur vetem perciptazi.


  • Data 26.09.2006
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqoU
  • Data 26.09.2006
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqoU