1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rusët shprehin bindjen se do të ngrejnë bashkarisht me amerikanët sistemin antiraketor

8 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/AqlW

Heiligendam: Qeveria ruse shprehu bindjen e saj që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ngrejnë sistemin e tyre antiraketor në Evropë bashkarisht me Rusinë. Këshilltari për politikë të jashtme i presidentit rus Vlladimir Putin, Sergej Priçodko tha në Heiligendam se kontaktet e nivelit të lartë dhe ato ndërmjet ekspertëve do të lejojnë në një të ardhme të afërt që kjo inicitivë të kthehet në një projekt të përbashkët. Më parë presidenti Putin i pat ofruar presidentit Bush që të shfrytëzojnë bashkarisht një sistem radari në Ajzerbajxhan. Bush foli për një propozim interesant të Putinit.