1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rregullorja e Dublinit: gjysmë e vdekur

Christoph Hasselbach9 Shtator 2016

Sistemi i Dublinit herë konsiderohet i vjetëruar e herë i vlefshëm. Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maizière do që azilkërkuesit t'i kthejë sërish nga kanë ardhur në Greqi.

https://p.dw.com/p/1JybY
EU Libyen Migranten
Fotografi: picture alliance/AP Photo/E. Morenatti

Në fakt gjithçka është fare e qartë: një azilkërkues duhet të aplikojë për azilin atje ku shkel për herë të parë tokën e BE-së. Nëse ai kapet në një vend të BE-së, ky shtet ka të drejtë, që ta kthejë atë. Kjo është e përcaktuar në të ashtuquajturën rregullorja e Dublinit.

Por tetorin e vitit të kaluar, në kulmin e krizës së refugjatëve, kancelarja Merkel tha në Parlamentin Europian: "Procesi i Dublinit është i vjetëruar." Gjermania praktikisht nuk ka kthyer askënd. Ndërkohë qeveria në Berlin po përpiqet, që të aplikojë një proces të rregullut e kësisoj mundësisht të verë në zbatim sërish rregulloren e Dublinit.

Por në rastin e Greqisë ka probleme: vite qysh para valës së migracionit në vitin 2015, sipas mendimit të gjykatave europiane, atje ka kushte të papranueshme për azilkërkuesit. Relevant në këtë drejtim ka qenë kryesisht një vendim i Gjykatës Europiane në vitin 2011. Qysh atëherë janë ndërprerë kthimet në këtë vend.

Por aktualisht falë ndihmave europiane disa gjëra në Greqi kanë ndryshuar, tha ministri i Brendshëm de Maizière, për gazetën "Welt am Sonntag" duke kërkuar: "Që kjo duhet të bëjë edhe që konform rregullores së Dublinit refugjatët mund të kthehen sërish në Greqi."

Griechenland Malakasa Flüchtlingslager
Kampi i refugjatëve Malakasa në GreqiFotografi: Getty Images/M. Bicanski

Fronte të ashpra

Megjithatë ka shumë që nuk e pranojnë, se gjendja është përmirësuar, në radhë të parë vet qeveria greke. Ministri i Migracionit Ioannis Mouzalas e quajti propozimin e Maizière-it "të papranueshëm", që "s'ka të bëjë me realitetin". BE-ja, sipas tij, e ka lënë vetëm Greqinë.

Të njëjtën linjë ndjek edhe organizata e ndihmës për refugjatët Pro Asyl. Drejtori ekzekutiv i kësaj organizate Günter Burkhardt e vlerëson gjendjen si edhe më parë "katastrofike".

"Reth 50.000 njerëzjanë bllokuar në Greqi, nuk ka as procese azili konform normave të shtetit ligjor dhe as vendstrehime të mjaftueshme." Burkhardt e kritikoi de Maizièr-in se ndjek motive politke: "Ai do që për arsye të taktikës elektorale ta rrisë presionin, për të bllokuar krahun e djahtë." Eurodeputetja e ekologjistëve Ska Keller e konsideron të pamjaftueshme ndihmën europiane për Greqinë: "Ju vini shumë pak ekspertë të azilit në dispozicion për të mbështetur autoritetet e mbingarkuaragreke të azilit, ju e lini Greqinë të vetme me problemin e refugjatëve."

Ka kohë që kritikët thonë nga ana tjetër, se Greqia as që është e interesuar për përmirësimin e gjendjes. Ajo i trajton keq me paramendim refugjatët, që ata të trëmben dhe që askush të mos kthehet më atje. Madje qeveritë e vendeve të BE-së nuk e kanë harruar, se si vitin e kaluar Greqia për muaj të tërë i lejoi refugjatët të kalojnë drejt veriut pa i regjistruar ata. Kjo valë u ndërpre vetëm pasi vendet e të ashtuquajturit itinerari ballkanik i bllokuankufijtë, në mënyrë që të mos hyjnë emigrantët nga Greqia.

Griechenland Unbegleitete Jugendliche Flüchtlinge
Refugjatë në GreqiFotografi: Getty Images/AFP/B. Kilic

Nuk duket të ketë një alternativë

De Maizière e ka të qartë, që Gjermania nuk mund të jetë i vetmi shtet që mund të rikthejë refugjatë në Greqi, sepse në një rast të tillë "ka rrezik që gjykata administrative ta ndalojnë pas një kohe të shkurtër kthimin", kështu pranoi vet ministri në intervistë për gazetën "Welt am Sonntag". Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme shtoi të mërkurën (07.09), se tani për tani nuk ndryshon gjë sa i përket ndërprerjes së kthimeve të refugjatëve.

Më e sukseshme mund të jetë një rrugë e përbashkët europiane. Komisioni do që deri në fund të vitit ta kthejë edhe Greqinë "në sistemin e Dublinit", siç vuri në dukje një zëdhënëse. Por ekspertët janë skeptikë dhe argumentojnë, se edhe nëse rikthehet sistemi i Dublinit, nuk përjashtohet që të jenë gjykatat administrative ato që ta ndalojnë kthimin e refugjatëve në Greqi.

Çështja e kthimeve të refugjatëve në Greqi është pjesë e një prblemi shumë më të madh. Në vitin 2015 BE-ja vendosi, që për të lehtësuar vendet, ku zbarkojnë kryesisht refugjatët, brenda vendeve të BE-së të shpërndahen 160.000 azilkërkues. Deri tani nga vendet e tjera janë pranuar vetëm 4500 refugjatë. Disa vende europiano-qendrore madje parimisht janë kundër pranimit të refugjatëve.

Kjo do të thotë se nga njëra anë, barra për vendet, ku zbarkojnë fillimisht refugjatët është më e madhe se kurrë. Nga ana tjetër gatishmëria e vendeve të BE-së për të pranuar refugjatë ka tendencë drejt zeros. Në një sfond të tillë ekspertët sugjerojnë një reformim thelbësor të sistemit.