Rrëfime të të rinjve gjermanë 15 vjetë pas rënies së Murit të Berlinit | Gjermania | DW | 08.11.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Rrëfime të të rinjve gjermanë 15 vjetë pas rënies së Murit të Berlinit

Ndarja gjermane dhe rënia e Murit të Berlinit në fokusin e rinisë së sotme. Një reportazh nga një shkollë gjermano-lindore.

Turistë pranë Murit të Berlinit

Turistë pranë Murit të Berlinit

Kur ata sapo kishin lindur, RDGJ ishte bërë pjesëtare e historisë moderne. Eli, Suzana, Xhozefina, Kristiani dhe Maksi i përkasin vitit të parë të shkollës së bashkuar gjermane mbas shëmbjes së murit. Nxënësit e vitit të parë të gjimnazit Johann-Gottfried-Herder e njohin jetën socialiste vetëm nga të dëgjuarit. Prindërit dhe gjyshërit janë kujtesa e tyre e një kohe, të cilës ata i shpëtuan për pak gjë.

"Unë i kam pyetur prindërit e mi për jetën në RDGJ dhe ata me kane folur për avantazhe dhe disavantazhe. Avantazh ishte për shëmbull, që shkolla ishte një sistem arsimor i përgjithshëm, dhe që nxënësit u merrnin me detyra të ndryshme edhe mbas orarit shkollor. Gjithashtu edhe rrjeti social ishte më i mirë. Nuk kishte papunësi dhe nuk eksistonte frika për të lindur fëmije, sepse cerdhet kishin plot vende për të gjithë. Edhe dënimet për krime ishin të arsyeshme. Disavantazhe të RDGJ-së ishin për shëmbull, që nuk eksistonte liria për të shëtitur botën dhe lirija e shprehjes së mendimit. Nuk lejohej shprehja për botën e jashtme kapitaliste. Për shembull, nuk mund të thoje që kushëriri im jeton në perëndim dhe nuk është aq keq andej. Lejohej thjesht shprehja për perëndimin në kontekst negativ."

Susann:

"Mallrat e mira bliheshin vetëm në dyqanin e ekskuizitave. Por më parë duhet të thyeshin paratë lindore në para perendimore. Kursi ishte një me katër, por cmimet ishin vecse një me dhjetë. Kjo e vështirësonte situatën."

Josefine:

"Më parë nuk kishte as supermarkete private, por "organizata shitje", të cilat s'kishin asgjë të vecantë, thjesht gjërat e nevojshme. Rrallë herë shisnin fruta ekzotike, etj. Prandaj dhe populli gëzonte për paketat ushqimore të perëndimit."

Christian:

"Për të blerë sende elektronike për shembull, më parë nuk mund të shkoje thjesht në dyqan. Një televizor kushtonte atëherë rreth pesëmijë-gjashtëmijë marka. Atëherë mund ti thoshte ai që kishte një televizor me ngjyra dhe me telekomandë tjetrit: "Shiko se ti ke një motocikletë. Shtoi dhe dymijë marka, e po ta jap televizorin." "

Max:

"Ajo që kam dëgjuar unë nga ime mëmë, është që ajo kishte probleme me arsimimin dhe kjo e bezdiste më shumë se gjithcka. Ajo ishte një nxënëse tepër e zellshme, por problemi ishte që prindërit e saj ishin arsimtarë dhe jo punëtorë të thjeshtë që përfaqësonin si me mëndje, ashtu dhe më punë sistemin e RDGJ-së. Pra ajo nuk e kishte të lehtë të vazhdonte shkollën e lartë."

Në lindje të Gjermanisë ama, nuk janë gjithë të rinjtë kaq të informuar për gjendjen si Maksi dhe shokët e tij.

  • Data 08.11.2004
  • Autor Julia Mägdefessel
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar5Q
  • Data 08.11.2004
  • Autor Julia Mägdefessel
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar5Q