Reformator me aftësi drejtuese - Bush emëron republikanin Porter Gos shef të ri të CIA-s | Bota | DW | 11.08.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Reformator me aftësi drejtuese - Bush emëron republikanin Porter Gos shef të ri të CIA-s

Presidenti i SHBA, Xhorxh Bush, emëroi shefin e ri të CIA-s. Ky post do të drejtohet nga Porter Gos, deputet republikan dhe kryetar i komisionit të shërbimit të fshehtë informativ në Kongresin amerikan. 65 vjecari Gos do të jetë pasardhës i Xhorxh Tenetit, i cili pas kritikave të ashpra lidhur me punën e tij përpara 11 shtatorit 2001 dha dorëheqjen.

Porter Gos

Porter Gos

Porter Gos është një reformator. Kështu thotë presidenti Xhorxh Bush për kandidatin e zgjedhur prej tij për postin e shefit të CIA-s. Nuk ka dyshim që deputeti republikan i Kongresit dhe ish-agjenti i CIA-s, është personi i përshtatshëm për këtë detyrë të vështirë. Detyra e tij do të jetë që t´i rikthejë prestigjin CIA-s të dobësuar prej avarive, dështimeve dhe sulmeve frontale të komisionit hetimor lidhur me 11 shtatorin 2001. Në mënyrë të papritur Bush dje në mëngjes në orën 8:30 bashkë me Porter Gos doli në kpshtin e trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë për t´i treguar Amerikës, se e ka zgjedhur atë si pasardhës të shefit të CIA-s, Xhorxh Tenet, i cili dha dorëheqjen një muaj më parë: "I kam mirëpritur këshillat e tij, se si mund të zbatojmë një reformë të gjerë të shërbimeve sekrete duke marrë parasysh edhe rekomandimet e komisionit hetimor për 11 shtatorin."

Porter Gos qëndronte pranë Bushit i veshur me një kostum gri dhe me një palë syze pa skelet. Që prej tetë vjetësh ai është kryetar i komisionit të shërbimit të fshehtë informativ në dhomën e përfaqësuesve. Si agjent i CIA-s ai ka punuar në dy kontinente duke dëshmuar aftësi drejtuese. Presidenti Bush: "Porter Gos është një drejtues me eksperiencë të madhe në fushën e shërbimeve informative dhe ai di se si duhet luftuar terrorizmi. Ai e njeh mëse miri CIA-n."

Që prej një muaji në Uashington spekulohej, lidhur me personin që do të emëronte presidenti si pasardhës të Xhorxh Tenetit. Emri i Porter Gos është lakuar shpesh herë në këtë kontekst, gjë që nuk u ka ardhur për mbarë demokratëve. Këta të fundit e konsiderojnë si një lojë politike emërimin e tij në këtë post. Sipas demokratëve Gos është shumë afër partisë dhe shumë afër Kongresit. Bush nuk ka vendosur duke u nisur nga argumenta profesionale, por nga ato politike, thonë kritikët. Gosin, emërimi i të cilit duhet të konfirmohet edhe nga senati, e presin disa intervista jo fort të këndshme, ai duhet të përgjigjet përpara komisioneve të senatit. I emëruari ndërkaq u është drejtuar fillimisht punonjësve të CIA-s: "Puna e shërbimeve sekrete fillon dhe mbaron me njërezit dhe ne kemi njerëz të mrekulueshëm që punojnë në CIA."

Qeveria e Bushit ngurroi gati një muaj resht lidhur me shpalljen e emërimit të kreut të shërbimit informativ amerikan tani në kulmin e fushatës elektorale dhe vetëm pak ditë pas publikimit të rekomandimeve kryesore të komisionit hetimor për 11 shtatorin. Në bazë të rekomandimit të komisionit hetimor së shpejti do të fillojë nga puna drejtori kombëtar për koordinimin e luftës kundër terrorizmit. Detyra e tij do të jetë të mbikqyrë CIA-n dhe katër shërbimet e tjera informative, në këtë mënyrë drejtori kombëtar do të ketë shumë më tepër kompetenca se shefi i CIA-s. Lidhur me këtë Bush nuk tha asnjë fjalë dhe as i sapoemëruari prej tij Porter Gos. Nëse senati do ta mbështesë emërimin e deputetit Gos nga Florida, ky do të jetë i dyti shef i CIA-s në historinë e SHBA që përpara marrjes së këtij posti ka qenë edhe deputet në Kongres.

  • Data 11.08.2004
  • Autor Georg Shvarte
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArSa
  • Data 11.08.2004
  • Autor Georg Shvarte
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArSa
Reklamë