Ramush Haradinaj jep dorëheqje, ftohet nga Specialja | Ballkani | DW | 19.07.2019
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Ballkani

Ramush Haradinaj jep dorëheqje, ftohet nga Specialja

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës. Shkaku Specialja.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i ti. Në një konferencë bukur emocionale, Haradinaj tha sej vendimi e ka marrë pas njjë thirrje nga Specialja si i dyshuar për krime lufte.

Haradinaj e ka lexuar letrën e dorëheqjes në përfundimin e mbledhjes së Qeverisë. Por thekspoi se taksa do të vazhdojë të mbetet.

"Pas kësaj dorëheqje mandatin ia kthej popullit, ju jeni të parët që ju informoj. Qeveria e vendit vazhdon të kryejë funksionet e veta pa krijuar vakuum, do i informojë zyrtarisht gjitha institucionet relevante, do i mbes gjithnjë besnik atdheut, ishte ndër t'i shërbej vendit. Dorëheqja është e parevokueshme”, ka thënë ai.

"Përgjegjësia tani kalon te Presidenti për të filluar konsultat për të caktuar datën e zgjedhjeve. I ofrohem prapë popullit për të marrë besimin. Nuk jam i akuzuar, por intervistohem. Garoj në zgjedhje edhe unë edhe subjekti im. Por s'kam mundur ta dërgoj shtetin dhe kryetarin e qeverisë në Hagë, sepse do t'ia rëndoja Kosovës pozitën, ndaj kam marrë këtë vendim”, ka thënë Haradinaj i emocionuar.

"S'e kam zgjedh këtë realitet. Nuk mendoj se e meriton t'ia bëj këtë Kosovës dhe nuk e bëj”, theksoi ai. Haradinaj ëaghrë shpallur dy herë i pafajshëm në Hagë ndaj akuzave për krime lufte. Ai është liruar edhe nga gjykata në Colmar, pasi mbajtjes nën masa arresti, sipas fletëarrestit të Serbisë.