Rama: Kamp refugjatësh në Shqipëri - lajm i rremë | Ballkani | DW | 25.06.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Rama: Kamp refugjatësh në Shqipëri - lajm i rremë

Fake News! Kryemnistri Rama theu heshtjen disajavore të qeverisë për mundësinë e pritjes në Shqipëri të refugjatëve nga vendet e Lindjes së Mesme, që kërkojnë të shkojnë në vendet e BE.

"Dje Samiti i BE për krizën e refugjatëve shpoi tullumbacen gjigande të Lajmit të Rremë për Kampin në Shqipëri! Ky lajm i prodhuar dhe propaganduar nga esadistët e rinj të Shqipërisë në politikë e media, s'ka asnjë lidhje me planet e BE për refugjatët. Mos t'ua harrojmë këtë turp", shkruan të hënën (25.06) në twitter Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama lidhur me lajmin e përhapur në media dhe të diskutuar në qarqet politike mbi mundësinë e vendodjes së një qendre pritëse për refugjatët në Shqipëri. Po ashtu një ditë më parë,  kryeministri shqiptar e cilësoi këtë si një fake news duke folur(24.06.)gjatë një ceremonie në Tiranë.

Deklarata e kryeministrit Rama është e para deklaratë zyrtare publike e kreut të qeverisë së Tiranës lidhur me propozimin e paradokohshëm të Presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk, që Shqipëria të jetë vendi pritës i refugjatëve nga Lindja e Mesme në Ballkan.

Deri dje anëtartë të qeverisë kanë folur për analizë  "kapacitetesh dhe përvojash”dhe nuk kanë përjashtuar mundësinë  që Shqipëria të bëhej një vend pritës, ku refugjatët do të "skanoheshin" para se të mbërrinin në Europë, duke selektuar të padëshëruarit dhe kthyer ata në vendet e origjinës.  Etilda Gjonaj, Ministre e Drejtësisë dhe Julian Hodaj , Zv. Ministër i Brendshëm kanë deklaruar, se roli i Shqiërisë si  një vend pritës i refugjatëve nga Lindja e Mesme, por edhe nga Afrika e Veriut nuk përjashtohet, znj. Gjonaj deklaroi të enjten e (21.06) në Bruksel, se: ”Deri tani nuk është vendosur akoma, qeveria shqiptare do të konsultohet me vendet anëtare të BE-së. Vendimi do të bazohet në kapacitetin tonë dhe në nevojat e azilkërkuesve, por më parë duhet kryer një analizë e tërë për këtë”.  Zv. Ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, foli pak ditë më parë në median gjermane ZDF për "kapacitete dhe përvoja të Shqipërisë për të pritur 600 mijë refugjatë”.

Në intervistë për DW (23.06) deputeti i partisë kristiandemokrate gjermane, Johann Wadephul, i cili është njëkohësisht edhe anëtar i grupit parlamentar të CDU-së, i pyetur lidhur me propozimin nga Austria si dhe nga presidenti i Këshillit të BE, Donald Tusk që Shqipëria të përfshihej më shumë e të mbështetej, lidhur me mundësinë e një qendre pritëse për refugjatët, është shprehur, se: "Ka dy gjëra, njëherë mendoj se qeveria shqiptare ofertën e ka serioze, dhe se verifikon kushtet juridike dhe teknike në vend për zbatimin, por nga ana tjetër edhe Komisioni Europian duhet ta mbështesë këtë masivisht, edhe financiarisht por edhe nga ana logjistike. Të dyja palët ndeshen me një detyrë jo edhe aq të lehtë, por ndoshta do të bëhet një detyrë e përbashkët. Ne jemi të hapur, mund ta përfytyrojmë këtë, e shohim një ofertë pozitive dhe Komisioni Evropian duhet të zhvillojë bisedime me Shqipërinë."

I kontaktuar nga DW përmes rrugëve elektronike dhe i pyetur enkas lidhur me këtë deklaratë, mbi një propozim të Shqipërisë për refugjatët, drejtor për Marrëdhëniet me Publikun dhe këshilltar i Kryeministrit të Shqipërisë, Endri Fuga, konfirmon: "Jo, është fake news. Dhe nuk e di sa here të tjera KM duhet ta përsërisë që s'ka asnjë ofertë, asnjë kërkesë, asnjë diskutim."

Ideja fillestare e propozuar Danimarka dhe Holanda si edhe një propozim i Presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk, që Shqipëri dhe Tunizia të jenë dy vendet kryesore potenciale për të pritur refugjatët, duket se nuk është më opsion. Po kështu duket edhe rënia dakord e Ramës, gjatë vizitës së tij në Vjenë,  në fund të muajit të kaluar, me kancelarin austriak Kurtz "për t'u marrë me problemin e refugjatëve tani para se ai të rritet si në vitin 2015, 2017” dhe mbështetjes financiare të Austrisë.

Të dhënat nga Organizata Ndërkombëtare për Refugjatët flasin, se në Shqipëri në gjashtë muajt e parë të këtij viti  kanë hyrë në mënyrë të paligjshme 2311 refugjatë, që kanë synuar të kalojnë tranzit në Mal të Zi dhe Kroaci, ky i fundit vend anëtar i BE-së, nga ku ka gjasa për të shkuar në vende të pasura të BE-së si Gjermania, Franca apo Holanda. Gjithsesi kapacitetet e Shqipërisë për të pritur refugjatët janë të kufizuara. Ka një kontekst krejt të ndryshëm nga kriza e refugjatëve në kohën e luftës së Kosovës, kur Shqipëria përballoi një fluks mbi 600 mijë refugjatë nga Kosova për një perioudhë të shkurtër. Ata u strehuan dhe u mbajtën nga familjet shqiptare që u ndihmuan nga shteti me burime financiare, gjë që në rastin e refugjatëve nga Lindja e Mesme nuk mund të ndodhë.