1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Procesi mund të zgjasë

Dafne Antahopulos17 Dhjetor 2007

Mund të ishte bërë një gjakderdhje e vërtetë, sikur të dy atentatorët me valixhe me bomba në Këln të mos kishin bërë disa gabime teknike në lidhjen e lëndëve shpërthyese. Tani të dy gjenden para drejtësisë.

https://p.dw.com/p/CbvD
Valixhet prezantohen në një konferencë shtypi
Valixhet prezantohen në një konferencë shtypiFotografi: picture-alliance /dpa

Njëri prej kohësh në Liban, ndërsa kundër tjetrit hapet këtë të martë (18.12) procesi në Gjermani dhe për të dy kjo ditë do të jetë vendimtare.

Gjermania i shpëtoi një sulmi terrorist fatal

Dy valixhe me rrota të dyja të mbushura me eksploziv me gaz propani, benzinë, bateri dhe një ndezës me kurdisje të vendosura në një tren gjerman. Ky skenar i rrezikshëm ndodhi me 31 korrik 2006 në stacionin kryesor hekurudhor të qytetit milionësh të Këlnit.

Por për fat të keq atentatorët bëjnë gabime teknike dhe të dy bombat nuk shpërthejnë. Për një qime floku Gjermania i shpëton një sulmi terrorist fatal, që mund të ishte i krahasueshëm me atentatet e Madridit dhe të Londrës. Ministri gjerman i brendshëm, Wolfgang Schäuble, u pat shprehur pak pas gjetjes së bombave. "Shumë gjëra flasin për faktin, që pas kësaj fshihet një organizatë terroriste me sfond terrorist një organizatë, që është në gjendje të organizojë sulme edhe në Gjermani."

Të dy bombat nuk shpërthejnë

Me 19 gusht 2006 u arrestua së pari në Kiel libanezi 22 vjeçar Jussuf Mohammed al-Haj Dib. Ai ishte filmuar nga kamerat në stacion. Shoku i tij nuk gjendej. Shefi i zyrës së kriminalistikës u pat shprehur i rezervuar. "Ne nuk e dimë, se çfarë komunikimi ka ndodhur ndërkohë ndërmjet të dyshuarve. Në se kanë menduar në lidhje me sulmin e dështuar, në se po përpiqeshin ta korrigjonin, apo eventualisht po ndërtonin një bombë të re."

Disa ditë më vonë dorëzohet personi i dytë në Liban. 20 vjeçari Jihad Hamad ishte arratisur atje pas dështimit të atentateve. Ai nxirret para gjyqit në prill 2007. Nderkohë ai ka pranuar dhe është lutur për një dënim të zbutur.

Hakmarrje ndaj karikaturave të Muhametit ?

Në Gjermani fillon të martën para senatit për mbrojtjen e shtetit të gjykatës së lartë të Düsseldorfit procesi kundër Jussef Mahamed al Haj Dibit. Prokurorët supozojnë se motiv ka qenë hakmarrja ndaj karikaturave të Muhametit publikuar në një gazetë daneze në vitin 2006. Për një padi për pjesëmarrje në ndonjë organizatë terroriste nuk ka baza. Nuk përjashtohet mundësia, që gjatë procesit të gjenden edhe bashkëpunëtorë të tjerë. Avokatët bazohen në supozimin se bombat nuk duhej të shpërthenin. Po këtë të martë me 18 dhjetor mund të jepet në Bejrut dënimi kundër Jihad Hamadit, shokut të Mohamed al Haj Dibit. Nuk dihet në se gjyqi do të vendosë, sepse procesi është shtyrë disa herë.