Politika ka fjetur për vite me radhë | Gjermania | DW | 04.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Politika ka fjetur për vite me radhë

Presidenti i parlamentit gjerman, Wolfgang Thierse bën thirrje për vigjilencë ndaj ekstremizmit të djathtë

Wolfgang Thierse

Wolfgang Thierse

Wolfgang Thierse, zëvendësishefi luftarak i partisë socialdemokrate nuk i trembet një konfrontimi të hapur. Por ajo që ai pa me sy në mitingjet e ekstremistëve në Gjermaninë lindore kaloi çdo kufi. Ekstremistët e djathtë mbronin pikëpamjet e tyre agresive me një retorikë të stërholluar. Thierse: Për fat të mirë shumë njerëz në vendin tonë, dua të theksoj shumë të rinj kanë kurajon, guximin t'i kundërvihen hapur skenës së ekstremistëve të djathtë. Madje edhe kur ata rrezikohen nga huliganët e djathtë ose kur qëllohen. Është mjaft e rëndësishme që t'i inkurajosh dhe t'i mbështesësh ata.

Politikani i njour gjerman, Thierse është i mendimit se ekstremizmi i djathtë nuk është më një fenomen anësor. Në disa nga zonat lindore gjermane, ai është kthyer në një pjesë të kulturës së përditshme. Këtë tezë të sociologëve e mbështet edhe presidenti i parlamentit gjerman, Thierse. Në një konferencë të fraksionit socialdemokrat, ai shprehu fjalët më të mira për programet e qeverisë së koalicionit, me të cilat synohet zbrapsja e fenomenit të ekstremizmit të djathtë. Prej vitit 2001 jane shpenzuar 154 milinë euro për 4000 projekte të tilla, bëri të ditur sekretarja e shtetit, Christel Hanewinkel. Madje deri në vitin 2006 është i siguruar financimi i projekteve të tilla.

Si sukses i rëndësishëm i këtyre projekteve përmendet ngritja e një rrjeti personash dhe grupesh, të cilët konfrontohen me ekstremizmin e djathtë gjithnjë në rritje. Thierse është i mendimit, se edhe rezultati zgjedhor në landin e Saksonisë, ku çdo i pesti i ri nga mosha 18 deri në 25 vjeç dha votën për partinë NPD, nuk duhet parë vetëm në prizmin e protestës dhe pasigurisë së zgjedhësve. Thierse:
Në të vërtetë studime të rëndësishme tregojnë, se shumë shumë nga këta zgjedhës kanë bërë të tyret pikëpamjet ekstremiste. Ky është çmimi për atë që politika ka fjetur për vite të tëra. Në të njëjtën kohë skena e djathtë tërhoqi në gjirin e saj në mënyrë sistematike të rinjtë. Për këtë shërbyen klubet e të rinjve, muzika, ofertat e kohës së lirë.

Thierse bën përgjegjës qeverinë e landit të Saksonisë për rritjen e ekstremizimit të djathtë në këtë land gjerman. Për shembull, landi i Saksonisë nuk mori pjesë deri para pak kohësh në programet e qeverisë gjermane për forcimin e angazhimit qytetar të të rinjve. Sociologu, Vilhelm Heitmeyer është i mendimit se në shoqëri pikëpamjet ektremiste po cilësohen gjithnjë e më tepër si normale. Heitmeyer: Vihet një rritje e një bindjeje të tillë në mesin e popullatës, pikërisht në pikat më delikate, si armiqësia ndaj të huajve. Por kjo më shumë pak tek të rinjtë dhe më shumë tek të moshuarit. Po qe se nuk e marrim në konsideratë një faktor të tillë, atëherë ne gënjejmë vetveten.
Sociologu Heitmeyer vë në dukje se ekstremizmi i djathtë nuk është një problem që e kanë vetëm të rinjtë.

  • Data 04.09.2005
  • Autor Bernd Gräßler
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar2r
  • Data 04.09.2005
  • Autor Bernd Gräßler
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar2r