Policë dhe ushtarë austriakë stërviten për t′u mbrojtur nga refugjatët | Evropa | DW | 26.06.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Policë dhe ushtarë austriakë stërviten për t'u mbrojtur nga refugjatët

Disa qindra policë dhe ushtarë austriakë ushtrohen në kufi me Slloveninë për të penguar kalimet e kufirit. Zëvendëskancelari Strache e argumenton këtë me grindjen për azilin në qeverinë gjermane.

Infografik Flüchtlinge Quoten Europa ENG

Me 500 policë dhe 200 ushtarë, qeveria konservatore e djathtë e Austrisë demonstroi vullnetin e saj, për të kthyer refugjatët në kufi. Në mëngjes në Spielfeld pranë kufirit me Slloveninë nisi një stëvitje përkatëse. Ministri i Brendshëm i Austrisë, Herbert Kickl nga FPÖ-ja ultra e djathtë deklaroi para gazetarëve në Spielfeld: "Një shtet, i cili nuk është në gjendje që t'i mbrojë në mënyrë efektive kufijtë e tij në rast nevoje, ai e humbet besueshmërinë e tij."

Foto: Ministri i Brendshëm Herbert Kickl nga FPÖ pozon para ushtarëve të veshur në mënyrë marciale

Zëvendëskancelari Heinz-Christian Strache, gjithashtu nga FPÖ-ja, i pati thënë më parë gazetës "Bild" se stërvitja është konceptuar si sinjal i qartë se nuk do të ketë një mungesë kontrolli dhe një miratim për të kaluar refugjatët si në kulmin e krizës së refugjatëve në vitin 2015. Shkak për stërvitjen e gjerë në kufirin me Slloveninë është "debati për mbylljen e kufijve të brendshëm, i shkaktuar nga Gjermania". Si shkak tjetër ai përmendi "zhvillime aktuale në itineraret e refugjatëve në hapësirën ballkanike".

 

CSU-ja në Bavari ka kërkuar në mosmarrëveshjen midis partive unioniste që të arrihet një dakordim evropian deri më 1 korrik, për atë se si do të ndalohet shtegtimi i mëtejshëm i migrantëve brenda BE-së. Përndryshe, ministri i Brendshëm Horst Seehofer (CSU) planifikon që t'i dëbojë refugjatët e regjistruar në vende të tjera në kufijtë e Gjermanisë. Ai e ka lënë të hapur se si do ta zbatojë këtë, por Seehoferi e di që ka mbështetjen e qeverisë austriake.

Kancelarja Angela Merkel ka paralajmëruar megjithatë për rrezikun e veprimeve unilaterale nacionale dhe po përpiqet për një zgjidhje evropiane.

stu/uh (dpa, afp)