Pas zgjedhjes së Tomislav Nikoliqit, reagime nga Kosova | Ballkani | DW | 08.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Pas zgjedhjes së Tomislav Nikoliqit, reagime nga Kosova

Udhëheqësit politik kosovar dëshirojnë që në të ardhmen të kenë partneritet me lidershipin demokratik në Serbi, por jo me forcat radikale nacionaliste. Këto të fundit sipas tyre mbjellin urrejtje ndër popujt e Ballkanit

Prishtina

Prishtina

Udhëheqësit politikë kosovarë janë shprehur sot se zgjedhja e radikalit serb, Tomislav Nikoliq, në krye të parlamentit të Serbisë është një zgjedhje e keqe, mirëpo ata shpresojnë që kjo zgjedhje të mos ndikojë në orientimin e serbëve të Kosovës, kah Beogradi, por të ardhmen e tyre ta konceptojnë në Kosovë.

Serbët e Kosovës në zgjedhjet parlamentare të Serbisë që u zhvilluan edhe në territorin e Kosovës, më së shumti votuan për Partinë Radikale Serbe.

Ndërkohë, zëdhënësi i presidentit të Kosovës, Xhavit Beqiri, thotë se Serbia po dëshmon se nuk mund të shkëputet nga e kaluara. Megjithatë ai beson se zgjedhja e radikalit serb në krye të parlamentit të Serbisë nuk do të ndikojë në përcaktimin e statusit të Kosovës.

Tomislav Nikoliq, u zgjodh në krye të parlamentit të Serbisë edhe me përkrahjen e partisë të ashtuquajtur e moderuar e kryeministrit, Vojislav Koshtunica. Ata përkrahën radikalët pas dështimit që prej tre muajsh të bisedimeve për koalicionin me Partinë demokratike reformiste të presidentit, Boris Tadiq.
  • Data 08.05.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArVw
  • Data 08.05.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArVw
Reklamë