Përleshje mes policisë kurde me ithtarë të një partie prokurde
18 Nëntor 2007Reklamë
Njësitë policore turke dhe ithtarë të Partisë Prokurde 'Shoqëria Demokratike' kanë zhvilluar përleshje të përgjakshme në juglindje të Turqisë. Forcat e sigurimit provuan që me përdorimin e gazit lotsjellës të shpërndajnë një protestë të kurdëve në qytetin Van. Prokuroria e përgjithshme turke kërkoi të premten fillimin e procedurës për ndalimin e veprimtarisë së partisë kurde Shoqëria Demokratike'. Kjo parti ka kërkuar autonomi për kurdët në juglindje të vendit.