1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Numri i emigrantëve të paligjshëm nga Kosova ende i lartë

Bekim Shehu
29 Nëntor 2017

Edmond Gashi, nga Qendra Gjermane e Informimit për Migrim, Aftësim Profesional dhe Karrierë thotë se numri i emigrantëve të paligjshëm nga Kosova është ende i lartë.

https://p.dw.com/p/2oQTj
Serbien Dorf Depce
Fotografi: DW/J. Djukic-Pejic

Qendra Gjermane e Informimit për Migrim, Aftësim Profesional dhe Karrierë (DIMAK), qysh prej tri vjetësh ofron në Kosovë informacion dhe këshillime rreth kushteve për migrim legal në Gjermani, mundësitë për arsim dhe aftësim profesional në Gjermani dhe mundësive për praktikë në Kosovë dhe Gjermani. 

DIMAK, është një prej komponentëve të programit global ”Programi Migrim dhe Zhvillim”,(PME), i cili financohet nga Ministria Federale gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillimin.

Intervistë me Edmond Gashin koordinator në zyrën e DIMAK-ut

Në një intervistë për DW, Edmond Gashi, koordinator kombëtar në zyrën e DIMAK në Prishtinë, thotë se në këtë zyrë kanë kërkuar informacione dhe këshilla të paktën 46 mijë vetë, kryesisht të moshave të reja. Megjithatë, numri i personave që emigrojnë në mënyrë të paligjshme sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, vazhdon të jetë i lartë, ndonëse në shifra shumë më të vogla sesa në vitin 2015.