Nuk duhet të heqim dorë nga të gjitha liritë, me qëllim që të fitojmë një kuantëz më shumë siguri | Politika | DW | 13.04.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Nuk duhet të heqim dorë nga të gjitha liritë, me qëllim që të fitojmë një kuantëz më shumë siguri

Propozimi i ministrit të brendshëm gjerman, Volfgang Shojlbe që në të ardhmen policia gjermane të ketë të drejtë automatikisht të kontrollojë të dhënat personale të dixhitalizuara të pashaportave pritet me skepkticizëm

Volfgang Shojble

Volfgang Shojble

Emmri i ministrit të brendshëm gjerman, Volfgang Shojble (Wolfgang Schäuble) nuk po largohet nga titujt kryesorë të gazetave gjermane. Para dy javësh ministri u lakua së tepërmi pas dhënies së sinjalit për vënien në punë të bankës së diskutueshme të të dhënave antiterror, pak më vonë pas deklaratës për ashpërsim të disa ligjeve të sigurisë.

Ende pa u shuar jehona e debatit të dy propozimeve të mësipërme, ministri i brendshëm gjerman propozoi dje që në të ardhmen policia gjermane të ketë të drejtë automatikisht të kontrollojë të dhënat personale të dixhitalizuara të pashaportave.
Miliona të dhëna personale të regjistruara për pashaportë do të ishin sipas këtij propozimi në duart e policisë.

Reagimet pas këtij propozimi ishin të menjëhershme: Jo vetëm nga radhët e opozitës, e cila e cilësoi një hap të tillë, mani e pamasë kontrolli, një hap që cënon së tepërmi të drejtat themelore të qytetarëve dhe rrezikon lirinë e tyre. Madje edhe brenda radhëve të partisë së Shojbles, CDU-së, u prit me rezerva një ide e tillë.

I ngarkuari i qeverisë gjermane për mbrojtjen e të dhënave personale, Peter Shar u shpreh se me automatizimin e kontrollit policor krijohet mundësia që potencialisht çdo qytetar të jetë një i dyshuar dhe si pasojë të vëzhgohet. Kjo do të thotë që liria individuale zvogëlohet gjithnjë e më shumë, tha ai.

Edhe i ngarkuari i landit bavarez për mbrojtjen e të dhënave personale, Karl-Micahel Betzl e kritikoi idenë e Shojbles: "Sigurisht që kemi një situatë të vështirë të sigurisë dhe është e qartë që duhet të ndërmarrim diçka, edhe unë nuk dua të jetoj i pasigurtë. Por gjithmonë duhet të kemi parasysh të ruajmë masën, dhe nuk duhet të heqim dorë nga të gjitha liritë, me qëllim që të fitojmë një kuantëz më shumë siguri."

Ndërkohë që vetë ministri i brendshëm, Shojble e mbron idenë e tij: Landet thanë: Po qe se është e mundur që të hetojmë shkeljet rregulloreve të qarkullimit me anë të fotografive të pashaportës, atëherë në rast nevoje duhet të jetë e mundur të ndjekim në këtë formë edhe rastë të tjera penaliteti. Dhe në këtë pikë qeveria federale tha: Aty ku landet kanë të drejtë, kanë."

Ministria e brendshme i hodhi poshtë akuzat e shkeljes së lirisë së individit. Sipas saj leja që do të ketë policia për të parë fotografitë e dixhitalizuara është thjesht përshtatje ndaj teknikës moderne. Aktualisht është e mundur që policia të kërkojë të dhëna tek autoriteti i pashaportave, por deri më tani fotografitë për shkak të pasigurisë nga ana ligjore dërgohen me faks dhe jo përmes e-mailit. Zëdhënsja e ministrisë së brendshme u shpreh se fillimisht është planifikuar kjo kompetencë e policisë vetëm për shkelje të rregullores së qarkullimit. Një shtrirje edhe për raste të tjera penale e ka propozuar Këshilli federal, thuhet nga ministria e brendshme.


Plani i Shojbles për përdorimin e fotove të dixhitalizuara ka lidhje me një ide të mëparshme të tij. Para dy javësh u bë e ditur që ministri synon të memorizojë shenjat e gishtave jo vetëm në "chip"-in e pashaportës së udhëtimit, por edhe në zyrat e gjendjes civile, gjë që shkaktoi reagime të forta.

Pas këtyre planeve të ministrit Shojble, ka reaguar edhe kryetari i sindikatave të policisë, Konrad Freiberg: "Kjo do të thotë që në ndërtojmë një bankë të dhënash me shenjat e gishtave të të gjithë qytetarëve. Kjo besoj unë nuk përkon me botëkuptimin tonë për individin, nuk përkon me kuptimësinë tonë për shtetin, dhe për këtë arsye ne e refuzojmë."

  • Data 13.04.2007
  • Autor Lindita Arapi
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqma
  • Data 13.04.2007
  • Autor Lindita Arapi
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqma