1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nobelist i Paqes 2020: Programi Botëror për Ushqimin

kna dpa
9 Tetor 2020

Çmimi Nobel për Paqen iu akordua këtë vit Programit Botëror për Ushqimin të Kombeve të Bashkuara.

https://p.dw.com/p/3jg7e
Friedensnobelpreis 2020 Welternährungsprogramm der Vereinten Nationen
Fotografi: Niklas Elmehed for Nobel Media

Kjo organizatë e OKB-së me qendër në Romë nderohet për angazhimin e saj në luftë kundër urisë në botë dhe për mundësi më të mira për paqe në rajone në konflikt, njoftoi Komiteti Norvegjez i Çmimi Nobel në Oslo.

Programi Botëror i Ushqimit (WFP) është gjithashtu një forcë lëvizëse në përpjekjet për ta penguar përdorimin e urisë si armë gjatë luftërave dhe konflikteve, tha kryetarja e Komitetet të Çmimit Nobel, Berit Reiss-Andersen.

Welternährungsprogramm der Vereinten Nationen
WFP është në gjendje të depërtojë edhe në rajone të vështira për t'u arritur si në Siri ose JemenFotografi: Maciej Moskwa/NurPhoto/picture-alliance

Sipas saj nderimi me Çmimi Nobel për paqen për këtë organizatë duhet të tërheqë vëmendjen për të uriturit në botë. Edhe para pandemisë së koronës sipas të dhënave të OKB-së në botë vuanin nga uria 690 milion vetë.

Si organizata më e madhe humanitare në botë Programi Botëror për Ushqimin furnizoi me ushqime në vitin 2019 gati 100 milion vetë në 88 vende. WFP është në gjendje të depërtojë edhe në rajone të vështira për t'u arritur si në Siri ose Jemen, thuhet në fjalën e Komiteti të Çmimit Nobel.