NATO: Rusia të ndalë lëvizjet e trupave rreth Ukrainës | Bota | DW | 14.04.2021
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Bota

NATO: Rusia të ndalë lëvizjet e trupave rreth Ukrainës

Në kuartierin qendror të NATO-s zhvillohen mbledhje krize, sepse Rusia po grumbullon trupat përreth Ukrainës. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg do të ndihmojë Ukrainën duke paralajmëruar Moskën.

Belgien Treffen Dmytro Kuleba und Jens Stoltenberg in Brüssel

Dmytro Kuleba dhe Jens Stoltenberg në Bruksel

Midis 9 dhe 11 prillit misioni vëzhgues i OSB-së në rajonin e Ukrainës, Donjeck konstatoi 367 shkelje të armëpushimit, që është në fuqi mes trupave të Ukrainës dhe kryengritësve të mbështetur nga Rusia. Në rajonin fqinj Luhans janë konstatuar 224 shkelje. Një javë më parë OSBE-ja regjistroi gjithsej 26 incidente.

Dhuna në lindje të Ukrainës po intensifikohet. Qeveria e Ukrainës bën përgjegjëse qeverinë në Moskë. Rusia që prej disa javësh po dislokon gjithnjë e më shumë trupa në rajonet kryengritëse, në kufijtë e pjesës tjetër të Ukrainës në gadishullin e aneksuar të Krimesë në Detin e Zi. Sipas vlerësimeve të aleancën ushtarake perëndimore bëhet fjalë për disa dhjetëra mijëra forca. Kremlini nuk e mohon lëvizjen e trupave, por insiston, që kjo nuk ka të bëjë me përgatitje për ndërhyrje apo për ndonjë luftë.

Në sfondin e lëvizjes së trupave ruse presidenti i SHBA-së, Joe Biden, telefonoi me kreun e Kremlinit Vladimir Putin duke i propozuar atij një samit në një vend të tretë. Kremlini e konfirmoi propozimin e parashtruar në telefon nga Biden, por e la të hapur, nëse Putin do ta pranojë ose jo këtë ftesë.

"Kjo është lëvizja më e madhe e trupave që pas pushtimit të Krimesë në mars 2014", tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel. "Ne jemi seriozisht të shqetësuar. Lëvizjet e Rusisë janë të pajustifikuara dhe të pashpjegueshme. Rusia duhet t'u japë fund menjëherë provokimeve dhe ta çtensionojë urgjentisht situatën", kërkoi Stoltenberg në një takim të Komisionit NATO-Ukrainë në kuartierin qendror të aleancës. Ukraina kërkoi një mbledhje krize për t'u konsultuar lidhur me kërcënim rus në rritje.

Belgium US Ukraine Dmytro Kuleba und Antony Blinken

Dmytro Kuleba dhe Antony Blinken në Bruksel

"Ne nuk duam luftë"

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitri Kuleba, që mori pjesë në takim në Bruksel, falënderoi Stoltenbergun për veprimin e shpejtë. "Ndryshe nga viti 2014, kur Rusia veproi shpejt dhe Perëndimi reagoi ngadalë, kësaj here nuk do të ketë befasi", tha Kuleba. Ai kërcënoi duke iu adresuar Rusisë: „Çmimi për Rusinë do të jetë shumë i lartë. Ne nuk duam luftë. Ne jemi zotuar t'u përmbahemi normave diplomatike (...) Ne kemi mjete për ta vënë në lëvizje Rusinë të tërhiqet nga territori ynë. Ne do të rivendosim sovranitetin tonë."

Rusia më 2014 pushtoi ilegalisht gadishullin e Krimesë dhe e aneksoi atë. Në lindje të Ukrainës kryengritës të mbështetur nga Rusia dhe ushtarë rusë të pandehur filluan një luftë, që vazhdon ende sot dhe herë pas here intensifikohet sa herë kjo i intereson presidentit rus Vladimir Putin. Paralelisht Ukraina dhe Rusia me ndërmjetësimin e Francës dhe të Gjermanisë kanë ndërmarrë një „proces paqeje", që është emërtuar si procesi i Minskut, pasi takimet janë zhvilluar në kryeqytetin bjellorus. Porprocesi i Minskutpo ecën me ritme të çala dhe armëpushimi shkelet herë pas here.

Qeveria ruse ka reaguar me kritika të ashpra ndaj fjalëve të Brukselit. „SHBA dhe të vende të tjera të NATO-s po e kthejnë me paramendim Ukrainën në një fuçi baruti", tha zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, sikurse bëjnë të ditur agjencitë ruse të lajmeve. Nëse gjendja përshkallëzon, ne do të mbrojmë sigurinë e shtetasve tanë, tha Ryabkov. "E kësisoj Kevi dhe aleatët e tij në Perëndim do të ishin përgjegjës për pasojat e një përshkallëzimi të tillë hipotetik."

BG Spannungen an der russisch-ukrainischen Grenze

Tensionet në kufirin ukraino-rus janë shtuar

Anijet luftarake të SHBA-së në Detin e Zi

Me shtetasit e vet, për të cilët bën fjalë Ryabkov, ka parasysh kryengritësit dhe banorët në lindje të Ukrainës, të cilët me fillimin e konfliktit janë pajisur me pasaporta nga Rusia. SHBA ka vendosur luftanije shtesë në Detin e Zi në afërsi të Krimesë. Sergei Ryabkov e quajti këtë një provokim, që duhet sprapsur.

Aleanca e Atlantikut Verior nuk do të dërgojë trupa luftarake në mbështetje të Ukrainës. Por Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg bëri të qartë, se synohet të përforcohet „bashkëpunimi praktik" me ushtrinë ukrainase. NATO stërvit ushtarët ukrainas dhe konsulton udhëheqjen ushtarake në Kiev. Po ashtu organizohen edhe stërvitje të përbashkëta. Anëtarët e veçantë të NATO-s furnizojnë me pajisje dhe armatime Ukrainën.

Mbledhje e posaçme e ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes

Për të shprehur mbështetjen për Ukrainën të mërkurën (14.04) NATO zhvillon një mbledhje virtuale të ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes të vendeve anëtare. Sekretarët amerikanë të shtetit Antony Blinken dhe Lloyd Austin do të marrin pjesë fizikisht në këtë takim, një veprim me simbolikë ky. Të dy ministrat ndërkohë po zhvillojnë vizita në Europë në shenjë të ripërtëritjes së ambicjes së re transatlantike të qeverisë së re të SHBA-së, gjë që është mirëpritur shumë prej NATO-s.