Në qendër të raportit Iraku dhe Irani | Bota | DW | 29.04.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Në qendër të raportit Iraku dhe Irani

Të premten ministria e jashtme amerikane publikoi raportin e saj më të fundit mbi terrorizmin ndërkombëtar. Në qendër të këtij raporti janë Iraku dhe Irani.

Curt Weldon, deputet amerikan thotë në librin e tij se Irani ka pas bërë plane për sulm terrorist në USA

Curt Weldon, deputet amerikan thotë në librin e tij se Irani ka pas bërë plane për sulm terrorist në USA

Gjatë vitit të kaluar ndodhën rreth 11.000 akte terroriste në të gjithë botën. 14.600 njerëz humbën jetën. Këto janë të dhënat e fundit të raportit mbi terrorizmin ndërkombëtar, që ministria e jashtme amerikane publikoi të premten e kaluar. Më shumë se një të tretat e këtyre aksioneve u kryen në Irak. Sipas ministrisë së jashtme amerikane, Iraku vazhdon të luajë një rol kyç për luftën ndërkombëtare kundër terrorizmit.

Vendi i dytë që ndodhet në qendër të observimeve amerikane është Irani. Sipas SHBA-s, Teherani është donatuesi më i madh në botë për terrorin ndërkombëtar. Jo vetëm grupe terroriste në Liban, por edhe Hisbollahu radikal-islamik, mbështeten financiarisht nga Irani. Henry Crompton, kordinator i departamentit për antiterrorin pranë ministrisë së jashtme amerikane konfirmon:

„Irani mbështet Hisbollahun.“

Iranianët nuk i kursejnë të hollat për këtë grup, i cili bashkëpunon ngushtë edhe me disa grupe të tjera terroriste në Irak.

Qeveria amerikane nuk ka asnjë provë për këto deklarata, por ajo është e bindur se qeveria iraniane mbështet financiarisht grupe terroriste. Ndërkohë organizata terroriste Al Kaida është tërhequr disi nga këto aksione. Sipas qeverisë amerikane, përpjekjet ndërkombëtare për të luftuar terrorin, e kanë dobësuar këtë organizatë. Henry Crompton tha se jo vetëm këto përpjekje e kanë dobësuar Al Kaidën. Kryesia e kësaj organizate nuk ka më pushtet absoult ndaj të gjitha qarqeve terroriste ndërkombëtare. Të vetmit udhëheqës që nuk mundën të arrestohen apo të vriten, janë tani të izoluar dhe fshihen, tha më tej Crompton.

Tani ekzistojnë qarqe më të vogla, të cilat janë aktive në mënyrë periferike. Por sidoqoftë terroristët kanë ende shumë vende dhe rajone ku mund të fshihen pa problem. Si rajone të sigurta konsiderohen ato kufitare si ai mes Afganistanit dhe Pakistanit, ku mendohet se aty fshihet edhe Osama Bin Laden. Një vend tjetër i sigurtë për terroristët është provinca Al-Anbar në Irak.

Ndonëse shumica e aktiviteteve terroriste ndodhin në Irak apo në Azinë Juglindore, SHBA-s vazhdojnë të jenë në rrezik. Henry Crompton tha: “Ne e dimë se ata duan t´i sulmojnë SHBA-s të paktën po aq rëndë sa më 11 shtator.”

Sidoqoftë raporti i ministrisë së jashtme amerikane njofton edhe mbi zhvillime pozitive, si demokratizimin e Afganistanit dhe Libisë, shtete këto që e kanë përmirësuar bashkëpunimin me SHBA-s. Megjithatë, Libia vazhdon të qëndrojë në listën e shteteve që e mbështesin terrorin ndërkombëtar. Shtetet kryesore të kësaj liste janë Irani, Korea e Veriut, Kuba, Siria dhe Sudani.


  • Data 29.04.2006
  • Autor Albrecht Ziegler
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArLd
  • Data 29.04.2006
  • Autor Albrecht Ziegler
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArLd
Reklamë