Mosmarrëveshje të reja mes Pekinit dhe Taipehut | Bota | DW | 28.02.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Mosmarrëveshje të reja mes Pekinit dhe Taipehut

Mes Kinës dhe Tajvanit po lindin tensione të reja. Presidenti tajvanaez Çen Shui-Bian njoftoi se i ashtuquajturi Këshill i Ribashkimit "do t'i ngrijë" punimet e tij. Qeveria kineze e akuzoi menjëherë qeverinë e Tajvanit se kjo po ndërmerr në këtë mënyrë hapin e parë drejt pavarësisë së Tajvanit.

default

Në Kinë po dëgjohen sërish tone të ashpra sa i përket çështjes së Tajvanit. Mediet kineze u shprehën për "përpjekje secesioniste" të Taipehut, kurse qeveria e Pekinit e quajti presidentin tajvanez Çen nxitës trazirash.

Pas një seance të Këshilli tajvanez të Sigurisë presidenti Çen deklaroi se Këshilli i Ribashkimit do të pushojë së funksionuari. Po ashtu direktivat e përcaktuara para 15 vjetësh në lidhje me ribashkimin e Tajvanit me Kinën nuk do të zbatohen më.

Në praktikë ky hap nuk do të thotë në fakt asgjë. Këshilli i Ribashkimit është institucioni më i parëndësishëm ndër katër institucionet që rregullojnë marrëdhëniet mes Tajvanit dhe Kinës dhe praktikisht ka vite që ekziston vetëm formalisht. Kështu që prej vitit 1999 ky këshill nuk ishte mbledhur më dhe buxheti i tij i fundit ishte vetëm 31 dollarë. Pas deklaratës së presidentit Çen këtij këshilli nuk do t'i akordohet më buxheti në fjalë si dhe i vetmi punonjës i këshillit do të ngarkohet me një detyrë tjetër në zyrën e presidentit. Po për Pekinin edhe ekzistenca thuajse fiktive e këtij institucioni ishte një lloj garancie që Tajvani nuk po marshonte në rrugën e pavarësisë. Sa i përket kësaj presidenti i Tajvanit Çen theksoi: "Mosfunksionimi i këtij këshilli nuk do të thotë se do të ndryshojë edhe status quoja. Ky vendim bazohet në parimin se sovraniteti i takon popullit."

Çeni do të thotë me këtë, se Këshilli i Ribashkimit e detyron Tajvanin për opsionin e ribashkimit duke penguar në këtë mënyrë mundësitë e tjera demokratike për 23 milionë tajvanezët.

Edhe gjatë javës së kaluar presidenti e kishte quajtur Këshillin e Ribashkimit një "produkt absurd të një epoke absurde". Fillimisht ai donte t'i anulonte krejtësisht si Këshillin e Ribashkimit edhe direktivat që rregullonin veprimtarinë e tij. Por me një hap të tillë Çen do të bënte armiq të dyfishtë, duke zemëruar edhe aletët e vet më të ngushtë SHBA-të. Pas konsultimeve me SHBA-në, Çeni nuk i preku themelet legale të ekzistencës së këtij këshilli.

Kursi i përforcuar i Çenit për pavarësinë vlerësohet në Azi si një shpagim i vonuar ndaj ligjit kundër separacionit të miratuar nga qeveria e Pekinit. Në këtë ligj Tajvani sheh mundësinë e ndërhyrjes ushtarake kineze ndaj Tajvanit, gjë që do të thotë edhe një ndryshim të staus quosë.

  • Data 28.02.2006
  • Autor Martin Fritz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArMK
  • Data 28.02.2006
  • Autor Martin Fritz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArMK
Reklamë