1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lambrecht kërkon prova për tërheqjen ruse

Bernd Riegert | Alexandra von Nahmen
18 Shkurt 2022

Njoftimet e Rusisë për tërheqjen e trupave të saj nga kufiri ukrainas janë "shpresëdhënëse", por fjalët duhet të ndiqen nga veprat, tha për DW ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht.

https://p.dw.com/p/47C6E
Verteidigungsministerin Christine Lambrecht
Fotografi: Thomas Frey/dpa/picture alliance

Qeveria ruse pretendon se ka filluar tërheqjen e pjesshme të trupave në kufirin ukrainas. Ministria e Mbrojtjes në Moskë njoftoi se tanket po përgatiten për t’u larguar pas përfundimit të manovrave. Po ashtu u publikua edhe një fotografi përkatëse. Qeveria amerikane e konsideron tërheqjen e pjesshme të trupave ruse të njoftuara nga Moska për të shtensionuar krizën në Ukrainë si informacion të rremë.

Belarus | Russische Militärübung
Fotografi: BelTA/AP/dpa/picture alliance

Qeveria amerikane supozon madje se Rusia ka dislokuar edhe më shumë trupa ditët e fundit. Shtëpia e Bardhë flet për 7000 ushtarë shtesë. Edhe NATO është e një mendimi të ngjashëm në pikëpamje. Në selinë e NATO-s në Bruksel diskutuan për këtë ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të aleancës.

Lambrecht: Fjalët duhet të pasohen nga vepra

Në një intervistë për Deutsche Welle-n, ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht nuk sheh arsye për të ulur shkallën e alarmit dhe për t’u qetësuar. "Dëgjojmë fjalë që na ngjallin shpresë. Kjo është e drejtë, por ne duhet të shikojmë nga afër, nëse këto fjalë pasohen nga vepra dhe, mbi të gjitha, sa të qëndrueshme janë këto veprime," tha Lambrecht në Bruksel.

Brüssel | Christine Lambrecht, Bundesministerin der Verteidigung
Christine LambrechtFotografi: Martin Luy/DW

E rëndësishme është që Rusia të tërheqë trupat që janë vërtet të nevojshme për një sulm. “Nuk mund të supozohet që një gjë e tillë mund të përfundojë brenda pak orësh”, pranoi ministrja, por ne kemi nevojë për “prova të qarta” për shtensionimin e gjendjes. "Ne ende nuk shohim prova dhe lëvizje të lira."

Bernd Riegert, me kostum dhe kravatë të kuqe, me kostum blu dhe këmishë bojëqielli.
Bernd Riegert Korrespondent nga Brukseli, me fokus te njerëzit, ngjarjet dhe politikat në BE