Merkel u pёrmbahet sanksioneve ndaj Rusisё | Bota | DW | 02.11.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Bota

Merkel u pёrmbahet sanksioneve ndaj Rusisё

Kancelarja Angela Merkel ёshtё shprehur pёr zgjatjen e afatit tё sanksioneve, qё ka vendosur BE ndaj Rusisё. Sfondi i tyre ka tё bёjё me konfliktin e pazgjidhur nё lindje tё Ukrainёs.

"Gjermania do tё angazhohet pёr zgjatjen e sanksioneve", tha Angela Merkel gjatё njё konference tё pёrbashkёt shtypi me presidentin e Ukrainёs Petro Poroshenko nё Kiev. Megjithatё sanksionet mund tё zbuten, nёse ka pёrparime nё zgjidhjen e konfliktit nё lindje tё Ukrainёs.  "Pёr fat tё keq nuk ka njё armёpushim tё qendrueshёm, ushtarёt ende vriten", theksoi kancelarja gjermane

Poroshenko theksoi, se "gra dhe fёmijё"  janё vrarё gjatё luftimeve. "Situata nё Donbas mbetet e tensionuar", tha 53 vjeҁari. Ai njёkohёsisht kritikoi zgjedhjet e caktuara pёr mё 11 nёntor nga territoret separatiste.  Kёto "zgjedhje tё rreme" janё tё "pavlefshme". E vetmja zgjidhje e konfliktit janё zgjedhjet korrekte, transparente dhe demokratike sipas ligjit ukrainas", theksoi kreu i shtetit.

Merkel: "Gjermania do tё angazhohet pёr zgjatjen e sanksioneve"

Edhe kancelarja e Gjermanisё, Angela Merkel i kriitkoi kёto zgjedhje: "Ne i shohim ato me sy shumё kritik", tha Merkel. Votimet e planifikuara nuk u pёrgjigjen kritereve tё pёrcaktuara nё marrёveshjen e paqes tё arritur nё Minsk, e cila duhet tё hapё rrugёn pёr marrёveshjen politike mes Ukrainёs dhe forcave pro-ruse nё territoret e kontrolluara prej tyre nё Luhansk dhe Donjeck nё lindje. Nё kёtё marrёveshje parashikohet edhe qё zgjedhjet lokale duhet tё zhvillohen sipas ligjit ukrainas.

Mbi 10.000  tё vdekur

Nё lindje tё Ukrainёs qё nga viti 2014 trupat qeveritare luftojnё kundёr rebelёve pro-rusё, qё mbёshteten nga Moska. Sipas OKB-sё gjatё kёtij konflikti deri tani janё vrarё mbi 10.000 vetё. Marrёveshja e paqes, e njohur si marrёveshja e Minskut, pёr hartimin e sё cilёs ka kontribuar qenёsisht edhe kancelarja Merkel, ka mbetur pezull. Vazhdimisht ka shkelje tё marrёveshjes.

BE mё 2014 pas aneksimit tё gadishullit tё Krimesё nga Rusia vendosi sanksione kundёr Moskёs. Rusia nga ana e saj shpalli tё enjten (01.11) sanksione ndaj Ukrainёs. Nga kёto sanksione janё tё prekura nё Ukrainё gati 70 firma dhe mbi 320 persona. Presidenti i Rusisё Vladimir Putin u deklarua pёr sanksionet nё tetor duke i argumentuar ato shprehimisht  me "masat jo miqёsore tё Ukrainёs".

 

 

haz/kle (dpa, rtr)