Me ODKB -në Rusia kërkon të ndërtojë një kundërpeshë ndaj NATO-s | Bota | DW | 17.02.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Me ODKB -në Rusia kërkon të ndërtojë një kundërpeshë ndaj NATO-s

Para më shumë se tri vjetëve, u themelua Organizata e Marrëveshjes për Sigurinë Kolektive ODKB me shtete anëtare veç Rusisë dhe Armenia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgizia dhe Taxhikistani. Qëllimi ishte koordinimi përpjekjeve në luftën kundër terrorizmit. Tani Rusia kërkon të ngrejë në kuadër të ODKB-së trupa paqeje, të cilat në rast nevoje të angazhohen në shtetet anëtare.

Ushtarë rusë në Osetinë Veriore

Ushtarë rusë në Osetinë Veriore

Në përpjekjet e shumta të Vladimir Putinit, për t'i dhënë sërish vendit të tij fuqi globale, bën pjesë edhe ndërtimi i një kundërpeshe ndaj NATO-s. Meqenëse pas fundit të luftës së ftohtë dhe pjesëmarrjes së institucionalizuar të vazhdueshme të Moskës në këshillimet e NATO-s përjashtohet një aleancë e tipit të Traktatit të Varshavës, që prej shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik janë krijuar një numër i madh organizatash informale. Sipas rrethanave, prej tyre është hequr më vonë dorë, ato janë rigjallëruar ose thjesht bëjnë një jetesë në hije.

Meqenëse ndërkohë disa prej ish-republikave sovjetike prej shteteve balltike deri në Gjeorgji, prej Ukrainës deri në Moldavi u janë larguar fushës së interesave të Moskës, ato bëjnë pjesë në NATO ose synojnë të anëtarësohen atje, Rusia po i kërkon shanset e saj në kufijtë e saj juglindorë. Organizata e Marrëveshjes për Sigurinë Kolektive me shkurtesën ruse ODKB zyrtarisht ka si synim të veprojë kundër tregtisë së drogës, terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Por vështrimi te shtetet anëtare të ODKB-së - te Armenia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgizia, Rusia dhe Taxhikistani - e bën të qartë se në lojë janë edhe interesa të tjera. Këto vende vënë në dispozicion njësi speciale, të cilat formalisht janë nën komandën e vendit, në të cilin ndodhen. Ato janë në dispozicion të shteteve anëtare në raste zgjidhjesh të konflikteve, por sipas dëshirës së Putinit duhet të ndërtojnë edhe një sistem të përbashkët të mbrojtjes ajrore. Këto trupa do t'i vihen në kuadër të një operacioni paqeje në dispozicion Këshillit të Sigurisë Kolektive dhe mandatit të KS të OKB-së.

Sekretari i përgjithshëm i aleancës, Nikolaj Borxhusha deklaroi para pak kohësh se parimisht duhet marrë një mandat i KS të OKB-së për angazhime të trupave paqësore. Por kjo vlen vetëm formalisht. Në gazetën ruso "Utro" atë e citojnë me fjalët se këto trupa do të angazhohen vetëm atëherë, kur këtë e kërkon një vend. Para së gjithash në raste kërcënimesh të jashtme, por edhe në raste trazirash të brendshme, për shembull kur një regjim i një vendi të ODKB-së e sheh veten të konfrontuar me revolucionin tjetër të luleve apo ngjyrave.

E diskutueshme është nëse OKB-së do të jepte aprovimin e saj për mandate të tilla, sic mund të ishin ato në raste si pas përmbysjes në Kirgizi ose pas masakrës së përgjakshme në Andixhan të Uzbekistanit. Shumë më tepër, ODKB-ja, e cila sipas Putinit është e gatshme t'i ofrohet si partnere edhe NATO-s, duhet të jetë një instrument për të ruajtur statuskuonë në republikat e Azisë Qendrore, meqenëse Moska nuk ka dëshirë të përjetojë para derës së saj revolucione të tjera si ato në Tbilisi ose në Kiev. Një rrugë elegante. Përgjegjësinë e mban zyrtarisht organi kolektiv i ODKB-së, më e mira me mandat të OKB-së, por duke ruajtur njëkohësisht interesat e autokratëve të Azisë qendrore dhe ato të Kremlinit.

  • Data 17.02.2006
  • Autor H.Kläuser/ Moskë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArMO
  • Data 17.02.2006
  • Autor H.Kläuser/ Moskë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArMO
Reklamë