Lufta kundër falsifikuesëve të parave | Evropa | DW | 23.06.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Lufta kundër falsifikuesëve të parave

Bashkimi Evropian konsultohet me shtetet e Evropës juglindore rreth falsifikimit të parave dhe dokumentave

Bullgaria nuk është më qendra e falsifikimit të parave por qendra e luftimit të falsifikimit të tyre. Kështu u shpreh shefi i policisë së përbashkët evropiane Europol, Storbek në Sofje në fillim të konferencës "Euro dhe Evropa Juglindore". Kryeqyteti bullgar nuk është zgjedhur rastësisht për takimin e ministrave dhe hetuesëve nga Evropa e mesme dhe lindore. Bullgaria socialiste kishte të zhvilluar industrinë tipografike, forca punëtore me kualifikim të lartë pas kthesës politike në vitet e 90-ta humbën vendet e tyre të punës dhe filluan të shtypin para falso të cilat para së gjithash hedheshin në vendet e pasura të Evropës qendrore. Bëhet fjalë për kriminalitet të organizuar, banda ndërkombëtare të cilat duhet të luftohen bashkarisht. Interpoli dhe Europoli janë duke u përkujdesur për këtë bashkarisht me Qendrën e gjurmuesëve të Evropës juglindore SECI me seli në kryeqytetin rumun Bukuresht. Drejtori i kësaj qendre Fernec Banfi:

"Aktualisht ne jemi përqëndruar në banknotat e falsifikuara të cilat arrijnë nga policia hungareze, euro, dollarë dhe monedha kombëtare. Gjithashtu në rritje janë problemet me kartelat e vjedhura apo të falsifikuara të bankave. E tëra kjo nuk paraqet ndonjë problem të madh këtu në Evropën juglindore por falsifikimet e këtushme shkaktojnë dëme të mëdha në Evropën perëndimore" sqaron Banfi.

Stërshitësit pajisen me pashaporta dhe viza falso dhe marrin paratë e prodhuara me vete në Gjermani apo Austri. Atje ata blejnë makina apo paguajnë në dyqanet e vogla me bankonota të mëdha. Ato ndërkohë falsifikohen aq mirë sa që dallohen me vështirësi edhe nga vet ekspertët. Ato tashmë nuk vërehen se janë falso as në prekje e as në dukje. Profesionistët për falsifikime ndërkohë kanë arritur të prodhojnë euro perfekte. Më nuk ndihmojnë as poçat speciale e lapsat për verifikim. Vetëm ekspertët e bankës qendrore në bazë të komponentave të papublikuara mund të bëjnë dallimin mes euros origjinale dhe asaj falso. Andaj të gjitha bankat duhet të dorëzojnë paratë e tyre për verifikim në Bankën qendrore ku mbeten pastaj eurot e falsifikuara. Megjithatë në luftimin e falsifikimit të parave nuk po punohet sa duhet bashkarisht nga të gjitha vendet. Sipas Erik Cvetler nga Enti austriak i kriminalistikës, për këtë arsye në konferencën e fundit që zhvilloi punimet në Vjenë është përpiluar një katalog i cili përmbante:

"Prej masave në fushat ligjore, mbi masat e shkollimit në vendet e prekura, shkëmbimin e të dhënave, rolin e Europolit, rolin e entit evropian për luftimin e mashtrimeve deri tek luftimi i parave të falsifikuara" sqaron Cvetler.

Deklarata e Vjenës nuk ka mbetur krejt pa ndikim. Vetëm gjatë muajve të fundit në Bullgari janë mbyllur 24 shtypshkronja ilegale për shtypjen e parave dhe janë konfiskuar 17 mijë banknota falso. Gjithashtu ka përparuar edhe bashkëpunimi mes policive dhe përshtatja e ligjeve në disa vende. Kështu thuhet në konferencën për luftimin e falsifikimit të parave dhe dokumentave që po zhvillon punimet në Sofje të Bullgarisë.

  • Data 23.06.2004
  • Autor Eberhard Nembach
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArGz
  • Data 23.06.2004
  • Autor Eberhard Nembach
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArGz