Kosova sërish vend i rrezikut të lartë për Gjermaninë | Gjermania | DW | 22.01.2022
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Gjermania

Kosova sërish vend i rrezikut të lartë për Gjermaninë

Varianti Omikron ka shtuar ndjeshëm shifrat e infektimeve në Kosovë. Nga dita e dielë (23.01; 00:00) Kosova futet sërish në listën e vendeve të rrezikuara nga virusi për Gjermaninë.

Varianti Omikron i virusit Corona ka bërë që gati tre të katërtat e rreth 200 vendeve të botës të kategorizohen si zona rreziku në Gjermani. Tek 136 vendet që janë të vendosura në listën e rrezikut të Institutit Robert Koch, shtohen të dielën edhe disa vende të tjera. Kjo listë reflektohet pastaj tek rekomandimet e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë për udhëtimet e kufizimet e udhëtimit nga e drejt këtyre vendeve.

Nga e diela (23.01., 00:00) Kosova renditet sërish në listën e zonave me rrezik të lartë të virusit. Në këtë listë renditen tani edhe Rumania, Republika e Moldavisë, Maroku, Tunizia, Algjeria, Arabia Saudite, Japonia  e vende të tjera.

 

la/ag