1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosovë: Gjykimi për rastin Banjska - autorët enden në Serbi

25 Shtator 2024

Të mërkurën në Gjykatën Themelore të Prishtinës nis gjykimi ndaj 45 personave shumica në mungesë, përfshirë Milan Radojçiqin për sulmin në Banjskë. Radojçiq që pranon përgjegjësinë për sulmin është ende i lirë në Serbi.

https://p.dw.com/p/4l3Me
Manastiri i Basnjsës ku më 24 shtator vitin e kaluar një grup serbësh të armatosur sulmuan  policinë, tabela e manastirit, më tej fushë bari dhe godina
Manastiri i Basnjsës ku më 24 shtator vitin e kaluar një grup serbësh të armatosur sulmuan policinëFotografi: Jelena Djukic Pejic/DW

Një vit pas sulmit në Banjskë në veri tëKosovës, kur një grup serbësh të armatosur sulmuan  policinë dhe vranë rreshterin Afrim Bunjaku, të mërkurën në Gjykatën Themelore të Prishtinës, pritet të nisë gjykimi ndaj 45 personave, përfshirë Milan Radojçiqin. Grupi prej 45 personash akuzohet për veprat penale "Kryerja e veprës terroriste”, "Vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, "Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe "Larje e parave”. Gjykimi nis në mungesë, sepse, shumica prej të akuzuarve, janë të paarritshëm për sistemin gjyqësor të Kosovës. Dosja e Prokurorisë Speciale në këtë rast, thekson se "grupi terrorist ka tentuar të shkëpusë pjesën veriore të Kosovës dhe t'ia bashkojë Serbisë”.

BE: Përgjegjësit e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë

Përkujtohet rreshteri i vrarë Afrim Bunjaku
Përkujtohet rreshteri i vrarë Afrim Bunjaku Fotografi: Office of the Kosovo Prime Minister

Në 1-vjetorin e sulmit të Banjskës autoritetet ndërkombëtare dhe drejtues të institucioneve të Kosovës, kërkuan që përgjegjësit të dalin para drejtësisë, duke theksuar faktin që sulmuesit gjenden të lirë në Serbi. Bashkimi Evropian përmes zëdhënësit Peter Stano, përsëriti thirrjen që të ndiqen përgjegjësit e sulmit në Banjskë dhe se BE-ja është e përkushtuar për drejtësi. "Një vit pas sulmit në Banjskë. BE-ja përsërit thirrjen për ndjekje të shpejtë të përgjegjësve dhe rikonfirmon përkushtimin e saj për drejtësi dhe llogaridhënie. Është rikujtim i nevojës për përpjekje të vazhdueshme për të ruajtur sigurinë dhe avancimin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Stano në platformën X.

Ambasada Gjermane në Prishtinë në reagimin e saj, thotë se “një vit më parë, gjatë sulmit të rëndë në Banjskë, humbi jetën polici i Kosovës Afrim Bunjaku. Sakrifica e tij nuk do të harrohet, por fakti mbetet: Milan Radoičiq, autori i pretenduar pas këtij krimi, pavarësisht se pranon përgjegjësinë, është ende i lirë në Serbi”.

Në reagimin e ambasadës gjermane, theksohet, se dështimi për të nxjerrë ata që përgjegjësit para drejtësisë, pavarësisht pranimit të qartë të fajit, minon paqen në rajon dhe dërgon një mesazh të rrezikshëm. "Drejtësia duhet të bëhet. Nuk ka më vonesa apo justifikime”, thuhet .

Shtëpia e rreshterit të vrarë, Afrim Bunjaku
Shtëpia e rreshterit të vrarë, Afrim BunjakuFotografi: Office of the Kosovo Prime Minister

Edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, kërkoi që "autorët e krimit të tmerrshëm në Banjskë të mbahen përgjegjës”. "U bashkova me Qeverinë e Kosovës dhe kolegët diplomatë për të nderuar kujtimin e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë, sot një vit më parë. Shtetet e Bashkuara përsërisin thirrjen e tyre, dhe është pritshmëria jonë, që autorët dhe të gjithë ata që u përfshinë në atë krim të tmerrshëm të mbahen plotësisht përgjegjës”, shkroi Hovenier në platformën X.

Qeveria e Kosovës: Akt agresioni i Serbisë

Udhëheqësit kryesorë të institucioneve të Kosovës ndërkaq, sulmin e një viti më parë në Banjskë e kanë quajtur akt agresioni të Serbisë ndaj shtetit të Kosovës. "Kjo tregon që Banjska e shtatorit të vitit 2023 ka qenë një plan për ta sulmuar Kosovën, ka qenë një agresion kundër sovranitetit shtetëror, integritetit territorial, paqes, sigurisë dhe kushtetutshmërisë”, tha kryeministri Albin Kurti, duke e zbuluar tabelën e shënimit të rrugës  Afrim Bunjuaku, në vendin ku u vra rreshteri. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, shkroi se "rënia e rreshterit Afrim Bunjaku ka treguar se liria nuk ka çmim dhe se Kosova është dhe do të mbetet e pandashme, e liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm”.

Përkujtohet sulmi i Banjskës, ku kryeministri Kurti vendos kurorë me lule në nderim të rreshterit, Afrim Busnjaku
Përkujtohet sulmi i Banjskës, ku kryeministri Kurti vendos kurorë me lule në nderim të rreshterit, Afrim BusnjakuFotografi: Office of the Kosovo Prime Minister

Sulmi i një viti më parë në Banjkë të Zveçanit u cilësua si sulm terrorist nga autoritetet ndërkombëtare, udhëheqës të institucioneve të Kosovës dhe diplomatë perëndimorë, të cilët vazhdimisht kanë kërkuar vënien e autorëve para drejtësisë. Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës që mbështetet nga Beogradi, mori përgjegjësinë për përgatitjen dhe udhëheqjen e grupit të armatosur. Autoritetet e Kosovës, e akuzojnë edhe Serbinë, për organizim dhe mbështetje të grupit. Beogradi zyrtar e mohon të jetë i përfshirë në sulm duke thënë se grupi i armatosur përbëhej nga qytetarë serbë të Kosovës të revoltuar me qasjen e Prishtinës zyrtare ndaj serbëve të Kosovës.