Konflikti: Izrael-Iran: Macron Merkel thirrje për çtensionim | Bota | DW | 10.05.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Bota

Konflikti: Izrael-Iran: Macron Merkel thirrje për çtensionim

Pas sulmeve ajrore të Izraelit Teherani kishte kërcënuar me kundërpërgjigje. Tani të dy vendet shkëmbejnë sulme ushtarake. Merkel dhe Macron thirrje për çtensionimin e situatës.

Pas shkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron kanë bërë thirrje për çtensionimin e situatës. Macron dhe Merkel që u takuan në Aachen, ku presidenti francez nderohet me Çmimin Karl (10.05) janë shprehur të shqetësuar për sulmet ushtarake në Siri. Shkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme është çështje e "luftës apo paqes", tha Merkel të enjten. Në natën e së enjtes konflikti Izrael-Iran u shkallëzua në mënyrë të rrezikshme. Qeveria gjermane ka dënuar ndërkohë sulmet e dyshuara të Iranit ndaj pikave ushtarake izraelite duke i quajtur ato "provokim të rëndë". Izraeli ka "të drejtën e vetëmbrojtjes".

Israelische Panzer auf den Golanhöhen (Getty Images/AFP/J. Marey)

Tanke izraelite në Lartësitë Golan

Ndërkohë nga sulmet e Izraelit ndaj pikave ushtarake në Siri kanë humbur jetën 23 vetë, ka bërë të ditur Zyra Vëzhguese për të Drejtat e Njeriut pas sulmeve natën e së enjtes. Ushtria ruse ka thënë, se kanë qenë të përfshirë 28 avionë luftarakë izraelitë, shkruan dpa.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Jonathan Conricus është shprehur se Lartësitë Golan të Izraelit u goditën nga 20 raketa iraniane në. Ndërkohë disa raketa të lëshuara nga Siria janë eliminuar. "Këtë sulm të Iranit ne e shohim si shumë serioz", tha Conricus. Sipas të dhënave izraelite janë sulmuar pika ushtarake në Golan. Nuk ka të dhëna për viktima dhe dëmi material është "i kufizuar". Përgjegjëse për këtë sulm bëhen brigadat Al-Quds, njësia elitë e gardave të revolucionit iranian.

Kundërsulmi i Izraelit

Në mëngjesin e së enjtes (10.5), ushtria izraelite bëri të ditur, se janë sulmuar objektiva ushtarakë në Siri. Sulmet janë përqëndruar në pika ushtarake ku mbahen raketat iraniane, në njësi logjistike dhe të shërbimeve sekrete, bëhet e ditur nga pala izraelite.

Sipas të dhënave të ushtrisë siriane janë goditur kryesisht objektiva në jugperëndim të provincës së Quneitras. Raketat kanë ardhur nga Lartësitë Golan dhe kanë mbërritur deri në qytetin Al-Baath. Televizioni raportoi se janë hedhur 50 raketa në Siri, por që janë kapur nga kundërmbrojtja ajrore.

Israel Verteidigungsminister Avigdor Lieberman (Reuters/N. Elias)

Avigdor Lieberman

Liebermann tregohet luftarak

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman foli për sukses të Izraelit. Është goditur "gati e gjithë infrastruktura iraniane", tha ai. Ai shpreson që ky "episod" të marrë fund dhe se "gjithkush ta ketë kuptuar". Prej ditësh shërbimet sekrete izraelite paralajmërojnë ndaj një sulmi hakmarrës iranian, si kundërpërgjigje ndaj sulmit ajror të Izraelit më 9 prill në Siri, ku u vranë 9 ushtarakë iranianë. Izraeli ka bërë të ditur se do të pengojë me çdo çmim krijimin e një prezence ushtarake iraniane në afërsi të kufirit të tij.

la/(rtr, dpa, afp)