Javier Solana nderohet me çmimin Karl të qytetit të Aachenit | Evropa | DW | 14.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Javier Solana nderohet me çmimin Karl të qytetit të Aachenit

Të enjten i ngarkuari i BE-se me politikën e jashtme Javier Solana do të nderohet me çmimin Karl të qytetit të Aachenit. Solana vetë thotë se nuk e merr vesh se përse po e nderojnë me këtë çmim.

Javier Solana

Javier Solana

Solana, i cili ka doktoruar në fizikë, përqafon dhe shtrëngon me shumë dëshirë duart e bashkëbiseduesve. Atij i pëlqejnë kontaktet dhe edhe 8 vjet pas emërimit si MPJ i BE-së vazhdon të jetë miqësor dhe i çiltër.

Politikani 65-vjeçar ecën tani pak i krrusur dhe është thinjur, por shikimi i butë i syve të tij kafë, me të cilin spanjolli që flet tri gjuhë bën për vetë gjithkënd, i ka mbetur i pandryshuar me gjithë shtresin e viteve.

Shumicën e kohës Solana e kalon nëpër udhëtime: në Ballkan, në Iran, në Irak, në Afghanistan, në Sudan, në Kongo apo Lindjen e Mesme dhe e njeh mjaft mirë gjendjen në to: ´'Vendet që vizitoj i njoh mjaft mirë. Në shumë prej tyre kam qenë disa herë. Shumicën e shefave të qeverive të tyre i njoh shumë mirë dhe me disa jam madje mik."

Shumë prej gazetarëve që e shoqërojnë e humbasin ndonjëherë fillin prej lëvizjeve të shpeshta, vendeve të ndyrshme apo ndyrshimit të orës dhe kur zogjohen ndonjëhere nuk e dinë se në cilin vend janë, apo sa është ora. Javier Solana buzëqesh dhe thotë: 'Një gabim i tillë nuk më ka ndodhur kurrë."

Si anëtar i partisë socialiste spanjolle ai ka qenë në opozitë me diktatorin Francisco Franco. Pas largimit të Francos Solana dha kontributin e vet për anëtarësimin e Spanjës në BE.

'Unë e di mirë se si i kishim ne punët atëhere dhe për këtë i kuptoj mirë ndjenjat e njerëzve në vendet e reja që janë anëtarësuar në BE."

Në të gjitha funksionet tij si MPJ i Spanjës, sekretar i përgjithshëm i Natos apo tani si i ngarkuar i BE-së për politikën e jashtme ai ka vënë re se: 'Shumë njerëz i kthejnë sytë nga Evropa. Dëshira që Evropa të angazhohet në fushën ndërkombëtare është e madhe. Unë shkoj në shumë vende dhe kudo që shkoj ndesh me një respket të madh kundrejt Evropës. Ne nuk duhet t'i zhgënjejmë këto shpresa që drejton nga ne bota kaq e komplikuar."

Solana është spanjolli i katërt që nderohet me këtë çmim. I pari që u nderua me këtë çmim ka qenë diplomati dhe shkrimtari spanjoll Salvador de Madariaga. Ai u nderua me këtë çmim, në vitin 1973 kur në vend sundonte edne diktatori Francisco Franco. Nëntë vjet më vonë ky çmim iu akordua mbretit Juan Carlos I. Në vitin 1993 pasoi Felipe González, për meritat e tij në anëtarësimin e vendit në BE.

  • Data 14.05.2007
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar86
  • Data 14.05.2007
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar86