1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëIzrael

Izrael: Protesta pas vrasjes gabimisht të tre pengjeve

16 Dhjetor 2023

Tronditet Izraeli pas vrasjes gabimisht të tre pengjeve nga ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Gaza. Të shtunën u zhvilluan protesta të mëdha në Tel Aviv.

https://p.dw.com/p/4aFWH
Protesta të shtunën në Tel Aviv
Protesta në Tel AvivFotografi: Violeta Santos Moura/REUTERS

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu e cilësoi vdekjen e pengjeve si "tragjedi të padurueshme". Ai deklaroi, se i gjithë shteti i Izraelit "mban zi këtë mbrëmje." Qeveria amerikane e cilësoi vdekjen e tre pengjeve si "zemërthyese" dhe "tragjike". Të tre meshkujt që ishin marrë peng nga organizata e Hamasit, u qëlluan nga ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Shedshaja, në veri të Rripit të Gazës. Hamasi kategorizohet si organizatë terroriste nga SHBA, BE, Gjermania e vende të tjera,  Ushtria shprehu "hidhërimin më të thellë për këtë rast tragjik". Zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Hagari premtoi një "hetim transparent".

Sipas të dhënave të tij, ushtarët i kishin identifikuar pengjet "gabimisht si kërcënim". Pas kësaj ata kishin hapur zjarr. Sipas Hagarit tre pengjet ose i kishin shpëtuar Hamasit, ose ishin lënë të lirë nga pengmarrësit. Tre pengjet kishin mbajtur një shami të bardhë në lartësi. Këtë e nxorri një hetim paraprak i rastit. Të shtënat erdhën në një zonë me luftime intensive, në të cilën luftëtarët e Hamasit operojnë me rroba civile dhe përdorin metoda mashtruese.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel HagariFotografi: Gil Cohen-Magen/AFP

Më shumë kujdes

Forcat e armatosura të Izraelit u urdhëruan për më shumë kujdes pas vdekjes së tre pengjeve. "Ne u kemi thënë ushtarëve tanë që duhet të kenë kujdes shtesë, kur të konfrontohen me persona në veshje civile", tha zëdhënësi i ushtrisë, Jonathan Conricus për televizionin CNN. Kufomat e tre pengjeve u sollën në Izrael. Ushtria identifikoi 26 vjeçarin Alon Lulu Schamriss, 28 vjeçarin, baterist i Heany Metal, Jotam Haim dhe 25 vjeçarin bedin, Samer El Talalka, nga Kibuzz Nir Am.

Qindra vetë dolën në protesta në Tel Aviv pas bërjes publike të lajmit për vrasjen e tre pengjeve. Masa njerëzish u grumbulluan dhe bllokuan një rrugë kryesore. Ata kërkojnë nga qeveria të angazhohet për lirimin e menjëhershëm të pengjeve. Portali izraelit ynet shkroi se demonstruesit derdhën para shtabit qendror të ushtrisë bojë të kuqe. Ata kritikojnë, se qeveria nuk po bën sa duhet për lirimin e pengjeve.

Protesta në Tel Aviv - demonstruesit kërkojnë lirimin e pengjeve
Fotografi: AHMAD GHARABLI/AFP

Negociata për ndalim të luftimeve?

Portali i lajmeve, "Axios" raportoi, se drejtori i shërbimit sekret izraelit, Mossa, David Barnea takohet këtë fundjavë me kreun e qeverisë së Katarit, Mohamed ben Abdelrahman Al-Thani në Europë. Pritet të bëhet fjalë për një ndalim të ri të luftimeve dhe lirimin e pengjeve. Nuk janë bërë të dhëna të tjera më konkrete.