Iraku dy vjet pas sulmeve të para amerikane | Bota | DW | 18.03.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Iraku dy vjet pas sulmeve të para amerikane

Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan me 20 mars të vitit 2003, gati dy orë pas kalimit të ultimatumit të fundit, sulmet e tyre në Irak. Pas rrëzimit nga pushteti të Sadam Hyseinit me 1 maj 2003 presidenti amerikan Xhorxh Bush shpalli si të përfunduara operacionet e mëdha luftarake. Për shkaqet që sollën deri tek kjo luftë - tani dy vjet pas fillimit të saj, një koment nga Martin Vagner.

Pamje nga sulmet ajrore amerikane në Irak

Pamje nga sulmet ajrore amerikane në Irak

A kishte diçka të veçantë, a ndodhi diçka që ja vlen të kujtohet kur para dy vitesh ranë bombat e para amerikane në Bagdat? Unë mendoj a është thjeshtë e lejueshme të hidhet vështrimi nga e kaluara, tani kur të gjithë janë të pajtimit se bëhet fjalë për ardhmërinë e Irakut, për paqën dhe lrinë në Lindjen e Mesme? E kaluara ka shkuar. Ne të gjithë tani shikojmë përpara, duam një Irak paqësor dhe demokratik. Dhe këtu del edhe llogaria cinike e qeverisë Bush. Fuqia normative e rrethanave faktike apo: fituesit shkruajnë historinë, humbësitë fusnotat. Andaj me këtë rast disa vërejtje.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e filluan këtë luftë për shkak se deshën të bindin botën - ndër të tjera përmes një paraqitje fantastike të Kolin Pauellit para Kombeve të Bashkuara, se diktatori irakian Sadam Hysein disponon armë të shkatërrimit në masë. Por siç duket kjo nuk doli e vërtetë. Sipas inspektorëve të armëve të Kombeve të Bashkuara as ekspertët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk kanë arritur të gjejnë armë të tilla në Irak.

Shkak numër dy për këtë luftë: Sadam Hyseini paraqet kërcënim për paqën në botë për shkak se ka lidhje dhe bashkëpunon me rrjetin terrorist të El Kaidës së Osama Bin Ladenit. Ndërkohë ne e dijmë se Sadam Hyseini ka terrorizuar popullatën irakiane. Andaj tani prindërit dhe fëmijët, vllezërit dhe motrat e ushtarëve amerikan të stacionuar në Irak duhet të ngushëllohen me faktin se të dashurit e tyre luftojnë në Irak për një arsye tjetër: ata kanë çliruar popullin irakian prej një diktatori dhe janë duke siguruar me armë zhvillimin e Irakut drejt demokracisë.

Kjo nuk përmban asgjë të pamoralshme dhe të dënueshme, përkundrazi. E dënueshme është sjellja e qeverisë Bush e cila nuk deshi në asnjë mënyrë që të evitoj fillimin e luftës në Irak. Edhe nëse pas disa vitesh apo dekadash rezultati i kësaj lufte do të jetë një Lindje e Mesme demokratike fakt mbetet se fillimi i kësaj lufte është bazuar mbi gënjeshtra. Andaj justifikimi i kësaj lufte në njëfarë mase duhet të bëhet në të ardhmen. Se e ardhmja do të jetë më e mirë se e kaluara shpresojnë të gjithë dhe kërkimi i angazhimit të bashkësisë ndërkombëtare në këtë drejtim nuk është i pavend. Megjithatë me këtë rast duhet të kujtohet se si filloi kjo luftë edhe pse sot kjo nuk është më temë diskutimi në Uashington.

  • Data 18.03.2005
  • Autor Martin Wagner
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQ6
  • Data 18.03.2005
  • Autor Martin Wagner
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQ6
Reklamë