Hekurudha gjermane, Deutsche Bahn ka paraqitur një ofertë të re
21 Nëntor 2007Reklamë
Hekurudha gjermane, Deutsche Bahn ka paraqitur në mosmarrëveshjet tarifore me sindikatën e makinistëve GDL një ofertë të re. Përmbajtja nuk dihet. Pa folur për hollësi, Hekurudha Gjermane bëri të ditur se bëhet fjalë për një ofertë të përmirësuar. Një zëdhënës i GDL-së tha se oferta do të shqyrtohet ditët e ardhshme. Sindikata do të shprehet për ofertën në fillim të javës së ardhshme. Deri atëherë nuk do të ketë greva.