1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: Bastisje kundër propagandës islamiste në 12 lande

13 Nëntor 2025

Në Gjermani, Austri dhe Zvicër hetuesit zhvilluan një operacion bastisjesh ndaj personave të dyshuar për propagandë islamiste. Platformat online luajnë një rol të rëndësishëm sidomos për radikalizimin e të rinjve.

https://p.dw.com/p/53aaH
Policia duke kontrolluar një person me bluzë të kuqe
Në Gjermani, Austri dhe Zvicër hetuesit kryen bastisje për shkak të dyshimeve për përhapje të propandës islamiste.Fotografi: Boris Roessler/dpa/picture alliance

Organet e rendit kryen sot kontrolle në dymbëdhjetë lande të Gjermanisë në zbatim të më shumë se 50 urdhër-bastisjeve ndaj personave të dyshuar për propagandë islamiste në internet. Zyra Federale e Policisë Kriminale (BKA), e cila drejton operacionin, mori në pyetje shumë të dyshuar. Arrestime nuk pati.

Bastisjet ishin pjesë e një aksioni të përbashkët me Austrinë dheZvicrën, i cili drejtohet kundër propagandës islamike.

Demonstratë ku protestuesit mbajnë në dorë pankartën Kalifati është zgjidhja
Përmbajtje islamiste që përbëjnë aktivitet kriminal janë për shembull, thirrje fetare me përmbajtje të paligjshme ose video propagandistike të organizatave ekstremiste, si kjo në pankartë: "Kalifati është zgjidhja"Fotografi: Axel Heimken/dpa/picture alliance

Roli i platformave online

Qendra e përbashkët e internetit e Zyrës Federale të Policisë Kriminale (BKA) dhe e Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) filtron çdo ditë internetin për përmbajtje islamiste dhe i shqyrton ato nëse përbëjnë aktivitet kriminal. Sipas BKA-së në to bëjnë pjesë, për shembull, thirrje fetare me përmbajtje të paligjshme ose video propagandistike të organizatave ekstremiste.

Platformat e njohura online luajnë një rol të rëndësishëm sidomos për radikalizimin e të rinjve. Ekspertët besojnë se propaganda xhihadiste aktualisht po përhapet përmes platformave si TikTok, Instagram, Rocket.Chat dhe Telegram.

Rritja e ekstremizmit dhe rreziqet nga ekstremistët në Gjermani