Fillon procesi gjyqësor kundër rekrutëve gjermanë të bundesverit | Gjermania | DW | 18.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Fillon procesi gjyqësor kundër rekrutëve gjermanë të bundesverit

"Abuzime ndaj vartësve" - Kjo është akuza kryesore e prokurorisë së përgjithshme kundër 18 trajnerëve të bundesverit gjerman, të cilëve u fillon sot procesi gjyqësor në Münster. Kapterri dhe 17 nënoficerët kanë keqtrajtuar dhe torturuar në verë të vitit 2004 në kazernën Freiherr-vom-Stein në Coesfeld të Gjermanisë, mbi 80 rekrutë.

default

Skandali i zbulua krejt rastësisht. Një ushtar, i cili ishte transferuar në një kompani tjetër, po u tregonte shokëve të tij duke pirë kafe, se ç´farë kishte përjetuar në fillim të shërbimit ushtarak. Një drejtues kish alarmuar më pas menjëherë prokurorinë e përgjithshme.

Prokurori nga Münsteri, Volfgang Shver tha: "Ndodhi kështu që gjatë një stërvitjeje natën, nënoficerët sulmuan papritur rekrutët, i lidhën e i ulën në gjunjë. Ata u vunë thasë në kokë, që të mos shihin ku ndodheshin. Disa nga ata u lagën. Madje u di edhe për një rast ku një ushtar i ri u torturua me elektroshok."

Sipas prokurorisë disa ushtarë të tjerë duhet të mbanin trungje druri deri sa iu mpinë krahët apo të ecnin me plagë në këmbë nga marshimet. Mesa duket trajnerët e Kosfeldit i bënë këto ushtrime pa pyetur njeri. Në rregulloren e ushtrisë gjermane qëndron që gjatë fillimit të kohës së shërbimit ushtarak simulimi i pengmarrjeve është rreptësisht i ndaluar. Madje edhe ata ushtarë që dërgohen në misione ushtarake jashtë vendit, trejnohen për sjelljen gjatë një pengmarrjeje vetëm në qenrda të specializuara dhe në mbikqyrjen e psikologëve.

Por është ende e paqartë nëse drejtësia gjermane do të mund të marrë një vendim gyqësor kundër 18 të akuzuarve, ndonëse prokurori kërkon dënimin me të paktën 10 vjet burgim të secilit prej të akuzuarve. Gjatë procesit të parë gjyqësor që u zhvillua përpara 2 vitesh, një i akuzuar tha se trejnimi mund të kish përfunduar menjëherë pas përdorimit të kodi të veçantë. Përveç kësaj shumë nga ushtarët e keqtrajtuar e kanë përjetuar lojën mizore si një prej eskperiencave më të mira gjatë specializimit. Kjo është një goditje e rëndë për prokurorinë, e cila e ka filluar akuzën si "abuzime ndaj vartësve." Gjatë 45 ditëve të ardhshme, të akuzuarit dhe dëshmitarët do të kenë mundësi të tregojnë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

Kur vitin e kaluar mediat gjermane publikuan fotografi të ushtarëve gjermane me skelete të vdekurish në Afganistan, eskpertët filluan të ankohen se bundesveri gjerman po pëson një mpirje të vlerave bazë, për shkak të misioneve të shumta që ka jashtë shtetit. Ky është një zhvillim, të cilin ish ministri gjerman i mbrojtjes Peter Struck e formuloi në formën e një pyetjeje:

"Mos vallë fakti se ne gjatë misioneve jashtë shtetit duhet të llogarisim me situata të tilla, pra me pengmarrje dhe me përjetimi ekstrem të ushtarëve tanë në luftën kundër talibanëve dhe Al Kaidës, pra mos vallë ky fakt e ka ndryshuar ndërgjegjen e bundesverit gjerman në një formë të tillë që disa nga ata që i përjetojnë këto ngjarje jashtë shtetit, kur kthehen në Gjermani fillojnë t´i simulojnë situata të tilla?"

  • Data 18.03.2007
  • Autor Andreas Noll
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqxE
  • Data 18.03.2007
  • Autor Andreas Noll
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqxE