1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fillimi i ri i FDP

Anna Peters/Bahri Cani6 Korrik 2017

FDP nuk arriti të futet në Bundestag legjislaturën e kaluar. Por duket se humbja para katër vjetësh nuk ka lënë tepër pasoja, partia sërish e ka marrë veten falë angazhimit të saj në bazë menjëgerë pas humbjes.

https://p.dw.com/p/1AlKN

FDP ka përvojë në qeverisje. Asnjë parti tjetër në Gjermani nuk ka qenë aq gjatë e përfshirë në qeverisje sa ajo: para 64 vjetësh në Republikën Federale u mbajtën zgjedhjet e para. FDP ka qenë që atëherë gjithsej 52 vjet në qeveri. Edhe vetë partia e Kancelares Merkel, Unioni Kristiandemokrat-Kristiansocial (CDU/CSU), në total ka vetëm 44 vjet qeverisje.

Nga 1969 deri 1998 liberalët kanë qeverisur pa ndërprerje me partnerë të ndryshëm: fillimisht me socialdemokratët (SPD) dhe pastaj me Unionin (CDU/CSU). Asnjë parti nuk ka qenë më gjatë pa ndërprerje në pushtet. Por FDP ishte vazhdimisht partneri i vogël, deri me humbjen e dhimbshme më 2013 duke mos e kaluar pragun e 5% për përfaqësimin parlamentar.

Por që FDP nuk kaloi pragun për të hyrë në Bundestag, sipas mendimit të politigolut, u kushtëzua nga dikush tjetër: "Pa partinë 'Alternativa për Gjermaninë' (AfD), FDP do të kishte hyrë me siguri në Parlament", thotë politologu Ulrich von Alemann.

Sinjale për daljen e mundshme të FDP-së ishin dhënë që në sondazhet para zgjedhjeve: herë 4 për qind, herë 6 për qind, gjithnjë rezultat i ngushtë. Dhe pastaj një javë para zgjedhjeve për Bundestagun, qytetarët në Bavari nuk i dhanë FDP-së votat e mjaftueshme për të hyrë në parlamentin e landit. Aktualisht FDP është e përfaqësuar në vetëm tetë nga 16 parlamentet e landeve dhe vetëm në një land merr pjesë në qeveri.

Fillimi i  ri me angazhimin në bazë

Max Erdmann ishte nxënës në shkollën fillore, kur e pa live për herë të parë Guido Westerwellen, në Bon. Westerwelle ishte në atë kohë kryetar i liberalëve FDP. Studenti 21 vjeçar Erdmann ka qenë i impresionuar me Westerwellen që nga momenti i parë: "Ai gjithmonë ka qenë karizmatik." Erdmann e ka ditur që atëherë se do të bëhet anëtar i FDP. Por nuk ka vendosur menjëherë.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 partia FDP nuk e arriti kuotën e domosdoshme për t'u futur në parlament prej 5% dhe partia e koalicionit qeverisës mbeti jashtë Bundestagut. Dy javë më vonë Erdmann vendosi të futet në këtë parti: "O tani, o kurrë!", mendon ai.

Ai është një prej 2000 anëtarëve të rinj të kësaj partie, që prej dështimit të saj në zgjedhje. "Vetëm në landin e Renanisë Veriore Vestfalisë janë anëtarësuar 400-500 anëtarë të rinj", bën të ditur Moritz Kracht, zëdhënës i liberalëve në këtë land. "Aktualisht jemi duke përjetuar një anëtarësim të jashtëzakonshëm në partinë tonë. Interesimi për anëtarësim në kongresin e fundit ka qenë më i madh se kurrë më parë", konstaton Kracht.

Përqëndrimi tek temat klasike liberale

Në zgjedhjet parlamentare liberalët dhe simpatizantët e tyre kanë përjetuar një shok. As Erdmann nuk kishte llogaritur me mbetjen jashtë Bundestagut. Por: "Rezultati ka qenë pasojë e logjikshme e politikës partiake në nivelin federal". Kjo sepse partia është kufizuar shumë në përzgjedhjet e temave. "Mendoj se duhet të përqendrohemi tek temat klasike të liberalëve në vend të çështjes së tatimeve", thotë Erdmann dhe shton: "Për shembull: Ruajtja e të dhënave në BE, afera NSA, problemet me qiratë e shtëpive, apo pensionet, janë temat tona".

Guido Westerwelle Auswärtiges Amt Berlin
Fotografi: picture-alliance/dpa

Moritz Kracht është i bindur se partia e tij ndëkohë e ka gjetur veten pas dështimit në zgjedhjet e mëparshme. Tani duhen bindur qytetarët për vlerat e liberalëve dhe qëndrimet e tyre. "Ne po përpiqemi t'i bindim shokët tanë partiakë nëpër vende të ndryshme, që të organizojnë sa më shumë manifestime për të qenë në kontakt me qytetarët. Vetëm nëse e njohin FDP, qytetarët mund ta kuptojnë fuqinë e saj", pohon Kracht.

Në NRW liberalët po angazhohen për përmirësimin e imazhit në bazë, që të jenë afër zgjedhësve, si Christian Koch nga Bonhajmi në afërsi të Bonit. "Politika jonë këtu është e kundërt me atë, që ka bërë partia në nivelin federal në disa vitet e fundit", mendon Koch. Këtu FDP angazhohet për një politikë të arsyeshme komunale dhe merret me temat, që u interesojnë qytetarëve në këtë vend. Merret pra me problemet, si rrugët lokale, apo dyqanet dhe jo me politikën e tatimeve.

"Partia duhet të fillojë nga e para", thotë Koch. Kohët e fundit të gjithë mund të flasin për orientimin e ri të FDP. "Partia po përpiqet të jetë më transparente, kur bëhet fjalë për raportet me bazën", shpjegon ai.

Max Erdmann është një anëtar i ri i FDP
Max Erdmann është një anëtar i ri i FDPFotografi: Privat

Kohët e fundit në degën e FDP në Bornhajm janë anëtarësuar tre anëtarë të rinj, që për një degë me vetëm 30 anëtarë, nuk është fare pak. Koch po përpiqet që të gjejë edhe anëtarë të tjerë.

Liberalët e rinj po përpiqen që ta konsolidojnë partinë në bazë, si Erdmann dhe Koch. "Është koha e kthesës", thotë Moritz Kracht.