1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ekonomistët amerikanë kritikojnë politikën financiare të presidentit Bush

Simone Mir Haschemi 26 Mars 2008

Në qendër të kritikave janë hapat që ndërmori Banka Amerikane e Rezervave, e cila rriti përqindjen e kredive në 0,75 pikë duke e balancuar përqindjen për kreditë në 2,25%.

https://p.dw.com/p/DUjO
Pamje nga bursa
Pamje nga bursaFotografi: AP

Deri përpara dy javësh presidenti Bush ndiqte të njejtën taktikë: ai ia lë në duart e fatit tregjet ekonomike duke theksuar, se qeveria nuk mund të ndërhyjë në një krizë të tillë financiare.

„Ju e dini se është e rëndësishme që të mos ofrojmë ndihmë kudo se pastaj përfundojmë në greminë.“ – ishte motoja e Bushit.

Por javën e kaluar banka Fed ndërhyri në mënyrë të fuqishme në tregjet ekonomike si rrallë më parë. Ajo u ofroi firmave investuese kredi dhe së bashku me qeverinë amerikane ajo e shpëtoi Bankën Bear Stearns nga falimentimi total. Dhe krejt papritur, presidenti Bush filloi të flasë ndryshe: „Gjendemi në një krizë të vështirë. Por jemi të sigurtë se vepruam në mënyrë masive dhe të vendosur.“

Demokratëve s’u pëlqen që qeveria ndihmon vetëm firmat private

Qeveria do të ndërmarrë çdo hap për ta zbutur krizën, tha Ministri amerikan i Financave, Henry Paulson. Qeveria e Bushit mori përsipër biznesin e hipotekave të bankës Bear Sterans, i cili kushton 30 miliardë dollarë. Por demokratët kërkojnë nga qeveria e Bushit, që t´i konsiderojë edhe njerëzit e thjeshtë që rrezikojnë të humbasin shtëpitë e tyre nga kriza finaciare në vend.

Senatori Charles Schumer: „Presidenti thotë se duhet ta lejojmë faktin që shumë shtëpi janë boshatsiur tashmë, sepse pronarët nuk paguajnë dot më kredinë. Ne kemi propozuar një program që fokusohet pikërisht tek kjo problematikë. Por koha bën të vetëm dhe çdo ditë që kalon, presidenti humb të paktën një dollar në ditë.“

Kongresi përshëndet planet e demokratëve

Planet e demokratëve u përshëndetën kohët e fundit edhe nga kongresi amerikan. Mark Zandi, këshilltar financiar pranë kongresit tha: „Qeveria po e ndryshon tonin. Por ajo duhet të veprojë më agresive, sepse kriza financiare është e thellë. Prandaj qeveria duhet të dëgjohë se çfarë ka për të thënë kongresi.“

Demokratëve nuk u pëlqen fakti se qeveria ndihmon një firmë private miliardere, por jo njerëzit e thjeshtë. Ndonëse Bush deklaroi se ndihma u dha për të zbutur krizën financiare, demokratët argumentojnë se në rast se qeveria ndihmon në mënyrë kaq bujare, firmat private nuk do të ecin dot më përpara vetë.