Dënim me vdekje apo me burgim të përjetshëm? | Politika | DW | 07.03.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Dënim me vdekje apo me burgim të përjetshëm?

Procesi kundër terroristit të Al Kaidës, qytetarit me shtetësi franceze, Zakarias Mussaoui po futet në fazën përfundimtare. Mussaui është i vetmi i akuzuar në SHBA si i implikuar direkt në aktet terroriste të 11. Shtatorit

Zakarias Moussaoui

Zakarias Moussaoui

Pjesëtarët e viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit e shfaqën praninë e tyre në gjyq përmes nje videokonference nga Nju Jorku, Bostoni, dhe qytetet tjera amerikane, kur gjykatësja, Leonia Brinkman për shkaqe sigurie të të betuarit, i përmendi me numër e jo me emër. Ata duhet të vendosin gjatë muajve të ardhshëm, se a do të dënohet me vdekje terroristi i Al Kaidës, Moussaoi, apo do të marrë dënimin e përjetshëm. Procesi po zhvillohet nën masa të jashtëzakonshme sigurie, para një gjyqi në shtetin federal Virxhinia, pesë km larg Pentagonit, ku në vitin 2001 kishte fluturuar avioni i marrë peng.

I akuzuari Moussaoui, një muaj të tërë ishte mbajtur në hetime në burg. Lidhur me atë se a e ka thënë ai të vërtetën para hetueseve të FBI-it, ish-prokurori shtetëror amerikan Andy McCarthy thotë: "Nëse gënjeshtrat e tij vërtetë kanë qenë shkak pse hetuesit nuk arritën të ndalin veprimin kriminal dhe të mos pengojnë humbjen e jetës së tre mijë njerëzve, edhe për këtë do të konsiderohej si fajtor, i ngjajshëm si drejtuesi i avionit të 11 shtatorit."

Mirëpo argumentat e prokurorit shtetëror, sipas eskpertëve ligjorë janë si me këmbë të zhytura në baltë. Moussaoui, i cili në sallën e gjykimit dukej i qetë dhe i disiplinuar ka pranuar fajin për shkak të vepruarit si aktivist i Al Kaides, duke e bërë të njohur veten si pjesëtar të këtij grupi, por ai ka kontestuar pjesëmarrjen në sulmet e 11 shtatorit. Është fakt se ai ka marrë pjesë në mësimet për drejtimin e avionit, është e mundur që këto t'i ketë bërë për sulme të tjera mbi Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Avokatët e Moussaouit, të cilët nga vetë i akuzuari janë refuzuar, kanë argumentuar se ishte dështim i zyrtarëve të drejtesisë që nuk kanë arritur të parandalojnë sulmet. Aishe el Vafi, e ëma e të akuzuarit, e cila kishte ardhur enkas për të përcjellë procesin i ka deklaruar rrjetit televiziv CNN: "Është e vërtetë se procesi kundër birit tim nuk është nje procedurë qe bazohet në dëshmi. Është një proces politik. Sipas saj ajo që e bën atë të mund të jetë fajtor janë fjalët e tij e jo veprat. Nëse prokuroria nuk arrin t'i bindë ndihmësit e gjykatësve se ai është fajtor, atëherë procesi do të përfundojë.

Në këtë rast Moussaoi do të qëndrojë për gjithë jetën në burg. Në kuadër të procesit gjyqësor pritet të dëshmojnë 150 dëshmitarë. Gjithashtu do të paraqiten deklaratat me shkrim të gjashtë përfaqësuesve të Al Kaides. Vëzhguesit janë të mendimit se vendimi do të shpallet pas disa muajve.


  • Data 07.03.2006
  • Autor Daniell Sheshkevitz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqqi
  • Data 07.03.2006
  • Autor Daniell Sheshkevitz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqqi