Chirac: ″Evropa ka nevojë për Rusinë″ | Evropa | DW | 19.03.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Chirac: "Evropa ka nevojë për Rusinë"

Franca, Gjermania dhe Spanja dëshirojnë t´i thellojnë marrëdhëniet me Rusinë. Marrëdhëniet e mira me Moskën janë çelësi për "paqe dhe demokraci" në Evropë, tha presidenti francez të premten në Paris pas një bisede me kolegun e tij rus Vladimir Putin, kancelarin gjerman Schröder dhe kryeministrin spanjoll José Luis Zapatero.

Presidenti francez Chirac dhe kolegu i tij rus Putin

Presidenti francez Chirac dhe kolegu i tij rus Putin

Konferenca për shtyp ishte shumë e shpenguar, ndonëse marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Rusisë u ftohën disi pas ngjarjeve që ndodhën në Ukrainë dhe pas kritikave ndaj lirisë së shtypit në Rusi dhe ndaj politikës ruse në Ceçeni. Të gjitha këto tema u disktuan gjatë darkës mes Chirakut dhe Putinit. Më pas, gjatë konferencës për shtyp Chirak, Schröder dhe Zapatero u shprehën njëzëri se Evropa ka nevojë për Rusinë. Katër vendet deklaruan se Rusia do të bashkëpunojë më ngushtë me BE në të ardhmen. Kancelari gjerman Schröder tha:

"Sigurisht që Rusia është një vend shumë i rëndësishëm që siguron një pjesë të madhe të energjisë që përdor Evropa Perëndimore. Ne jemi shumë të interesuar që bashkëpunimi ynë në këtë fushë të vazhdojë dhe madje të zgjerohet edhe për sektorë të tjerë të rëndësishëm."

Rusia do të involvohet në një zhvillim të ri teknologjik evropian. Fjala është për sistem satelitor navigimi:

"Propozimi i shkëlqyer erdhi nga ana e kancelarit Schröder. Ne kemi kohë që bashkëpunojmë në sektorin e ndërtimit, si për shembull atë të helikopterëve" - tha presidenti rus Putin.

Sistemi satelitor i navigimit "Galileo" do të jetë përgjiga evropiane ndaj sistemit amerikan GPS dhe ka për qëllim që ta bëjë Evropën më të pavarur nga SHBA-s. Të gjitha këto tema u diskutuan mes 4 kryetarëve të shteteve në prag të samitit mes Rusisë dhe BE-së që do të zhvillohet më datën 10 maj.

Të katër kryetarët e shteteve u shprehën të bindur se Irani ka të drejtë të përdorë energji bërthamore, por nuk ka të drejtë të ndërtojë armë bërthamore. Katër shtetet kërkuan gjithashtu tërheqejen e menjëhershme të trupave siriane nga Libani.

Presidenti francez Chirac arriti të krijojë një atmosferë besimi mes tre kryetarëve të shteveve duke mundur kështu të flasin mbi tema të rëndësishme.

Spanja, Franca dhe Gjermania u treguan të gatshëm t´i forcojnë marrëdhëniet me Rusinë por nuk nguruan të përdorin tone të qarta: Fjalët transparencë, të drejtat e njeriut dhe demokraci u përdorën shpesh. Presidenti rus Putin përmendi si shembull Gjeorgjinë: Perëndimi e mbështeti aq shumë Shevernazen sa vetëm një revolucion mundi ta hiqte atë nga pushteti, tha ai.

  • Data 19.03.2005
  • Autor Lisa Huth
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArEx
  • Data 19.03.2005
  • Autor Lisa Huth
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArEx