Bush shprehet për zgjidhje diplomatike me Iranin | Bota | DW | 27.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Bush shprehet për zgjidhje diplomatike me Iranin

Uashingtoni ka autorizuar komandanët në Irak për vrasjen e agjentëve iranian në Irak. Sipas rregullave të deritanishme pas arrestimit dhe marrjes në pyetje ata duhet të liheshin sërish të lirë

Presidenti amerikan Xhorxh Bush

Presidenti amerikan Xhorxh Bush

Një njoftim përkatës i gazetës 'Uashington Post' është konfirmuar tërthorazi nga Shtëpia e Bardhë ndërkohë që theksohet se SHBA-të janë të interesuara për një zgjidhje diplomatike të të gjitha mosmarrëveshjeve me Iranin. Presidenti amerikan Xhorxh Bush reagoi ndaj njoftimi dhe mbrojti vendimin e tij për arrestimin dhe poashtu vrasjen e agjentëve iranian të cilët veprojnë në Irak. Eshtë politikë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të mbroj trupat e saj në Irak. Bush e bëri njëkohësisht të qartë se format e reja të veprimit nuk duhet parë si agresion kundër Iranit:

"Për shkak se ne mbrojmë veten në Irak kundër forcave të jashtme disa na akuzojnë se ne duam që të zgjerojmë luftën edhe përtej kufirit në Iran. Këto supozime janë të gabuara. Unë besoj që problemet tona me Iranin mund të zgjidhen me rrugë diplomatike", tha Bush.

Njëkohësisht Bush e bëri të qartë se është i vendosur të luftoj mbështetjen e huaj të kundërshtarëve në Irak:

"Irani mbështet materialisht sulmet ndaj trupave amerikane. Ne do të ndërprejmë lidhjet e mbështetjes nga Irani dhe Siria. Dhe ne do të kërkojmë e shkatërrojmë rrjetet të cilat furnizojnë me armë moderne dhe trajnim armiqtë tanë në Irak", theksoi Bush.

Ndërkohë në zënkat për programin bërthamor iranian nuk vërehen shenja të një zgjidhje të shpejtë të konfliktit. Qeveria amerikane këmbëngul në zbatimin e plotë të Rezolutës së miratuar njëzëri në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: nëse Irani nuk heq dorë pasurimi i uranit të ballafaqohet me sanksione ekonomike. Megjithatë Teherani planifikon siç duket që gjatë javëve të ardhshme të instaloj në centralin bërthamor të Natanit 3000 centrifuga. Këto centrifuga janë të domosdoshme për procesin e pasurimit të uranit. Nënsekretari amerikan i shtetit Nikolas Bërns tërheq sërish vërejtjen:

"Nëse Irani e bën me të vërtetë këtë atëherë do të has në rezistencë në mbarë botën. Kjo do të foprconte opozitën ndërkombëtare kundër Iranit. Nëse iranianët besojnë se mund të shpëtojnë pa një rezolutë tjetër tzë Këshillit të Sigurimit dhe pa presione shtesë të bashkësisë ndërkombëtare gabojnë shumë", tha Bërns.

  • Data 27.01.2007
  • Autor Jens Borchers
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArJX
  • Data 27.01.2007
  • Autor Jens Borchers
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArJX
Reklamë