1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bundeswehr ndal dhënien e pronave të veta për përdorim civil

28 Tetor 2025

Pas dekadash tkurrjeje Bundeswehr-i gjerman do të shtojë trupat. Prandaj, Ministria e Mbrojtjes ndali tani përdorimin pronave ushtarake për qëllime civile, me pasoja për shtetet dhe komunat.

https://p.dw.com/p/52g03
Ushtarë të Bundeswehrit në trajnim të përbashkët, RoadTEX 2025
Procesi i konvertimit të pronave të Bundeswehr-it për përdorim civil filloi në fillim të viteve 1990Fotografi: Michael Bihlmayer/CHROMORANGE/picture alliance

Ministria e Mbrojtjes ndalon shndërrimin e pronave ushtarake dhe përdorimin civil të tyre. Arsyeja është kërkesa në rritje për lokacione ushtarake për shkak të zgjerimit të planifikuar të forcave të armatosura, njoftoi ministria. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Berlin,  ngrirja e konvertimit fillimisht prek 187 ish-prona ushtarake në pronësi të Agjencisë Federale për Pasuri të Paluajtshme. Ato janë thelbësisht të përshtatshme për përdorim nga Bundeswehr,  sipas ministrisë. Përveç kësaj, ka edhe 13 prona të tjera që ende operohen nga Bundeswehr të cilat nuk do të hiqen nga përdorimi - në kundërshtim me vendimet e mëparshme.

Ato përfshijnë ish-bazën ajrore në Fürstenfeldbruck dhe pjesë të Aeroportit Tegel në Berlin. Këto hapësira do t'i shtohen një "rezerve strategjike të truallit" për të siguruar disponueshmërinë në plan afatshkurtër nëse është e nevojshme.

Tabela e Ministrisë së Mbrojtjes, Berlin
Vendimi i Ministrisë së Mbrojtjes pengon pjesërisht planet ekzistuese të landeve dhe komunave për përdorimin civil të pronaveFotografi: picture-alliance/dpa/M. Kappeler

Shqetësim për landet dhe komunat

Ky ndalim pengon pjesërisht planet ekzistuese të landeve dhe komunave për përdorimin civil të tokës. Nils Hilmer, Sekretari i Shtetit përgjegjës në Ministrinë e Mbrojtjes, shpjegoi se qeveria është plotësisht në dijeni të implikimeve të vendimit dhe po përpiqet të marrë në konsideratë planet ekzistuese civile.

Procesi i konvertimit të pronave të Bundeswehr-it për përdorim civil filloi në fillim të viteve 1990 në Gjermani,  kur Bundeswehr-i u zvogëlua ndjeshëm pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Ai vazhdoi në vitet 2010 pasi u pezullua rekrutimi ushtarak. Në shumë në këto hapësira në ish-kazermat e Bundeswehr-it  janë ndërtuar apartamente.

 

la/tgsch