Berlini pezullon kthimet e detyrueshme të refugjatëve | Gjermania | DW | 30.07.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Berlini pezullon kthimet e detyrueshme të refugjatëve

Eshtë një problem i vjetër: vazhdimisht duhet sqaruar, se si duhet vepruar afatmesëm me refugjatët e luftrave civile dhe me azilkërkuesit, që u është refuzuar kërkesa. Aktualisht në shumë raste parashikohet e drejtë qëndrimi. Shkas i mjaftueshëm ky për landin e Berlinit për t´u aktivizuar në favor të refugjatëve familjarë dhe që janë në marrëdhënie pune.

Dëbim i të huajve në aeroportin e Frankfurtit

Dëbim i të huajve në aeroportin e Frankfurtit

Qeveria e landit të Berlinit e përbërë nga socialdemokratët dhe partia e socializmit demokratik parashikojnë, që ministrat e brendshëm: ai i federatës dhe ato të landeve, në vjeshtë do të udhëzojnë dhënien e lejes së qëndrimit për mijra refugjatë të luftrave civile. Për t´i paraprirë kësaj senatori i punëve të brendshme të Berlinit, socialdemokrati Eberhard Kërting ka udhëzuar që të ndërpriten kthimet e detyrueshme për shumë persona në Berlin me statusin e përkohshëm të qëndrimit, të quajtur Duldung. "Mos vallë duhet t´i kthej këta njerëz në atdhe tani në shtator apo në tetor, kur në nëntor marr vendimin, se ata mund të qëndrojnë këtu? Një gjë të tillë unë e konsideroj si absurde. Ndaj them, që të qëndrojnë dhe të presin vendimin e konferencës së ministravetë brendshëm të gjithë ata që mund të përfitojnë nga ky rregull: familjet me fëmijë dhe njerëzit që s´kanë procedime penale dhe jetojnë me punën e vet."


Pasi ministri i brendshëm Volfgang Sheuble është shprehur për të drejtën e qëndrimit për këtë grup refugjatësh, Këtering parashikon që në vjeshtë do të arrihet në një marrëveshje mes 16 landeve për një rregull, për të cilin megjithatë do të vlejnë kushte të njëjta si edhe për pezullimin e dëbimeve në Berlin. Ajo që kërkohet nuk është vetëm leje qëndrimi për të paktën gjashtë vjet: "Për mua është vendimtare çështja kyçe: ata për të cilët duhet gjetur një rregull nisur nga mëshira, janë fëmijët. Më vjen keq për fëmijët dhe jo për të rriturit, ndaj unë dua të kemi një rregull që ka prioritet të mirën e fëmijëve."

Si rjedhojë Berlini do të vazhdojë të kthejë të rriturit beqarë ose çiftet pa fëmijë. Parimi i "së drejtës nga mëshira" nuk vlen as për ata që kanë siguruar qëndirmin në Gjermani me dokumenta të fallsifikuara, thotë juristi Këtering: "Rastet, që kam unë, me deklarim të dhënash të rreme, janë kryesisht të tilla: njerëzit, që kanë dështuar me kërkesën për azilim, kanë thënë, "s´duam t´ia dimë për shtetin gjerman ndaj ndjekim një rrugë tjetër, atë të kriminalitetit." Për këtë arësye jam i rezervuar me termin "situatë e vështirë", që përdoret rëndom. Besoj, se në Gjermani askush nuk është i detyruar të gënjejë dhe të mashtrojë shtetin. Ata mund të qëndrojnë këtu duke u përpjekur me faqe të bardhë, dhe ka një sërë mundësishë për ta shtyrë lejen e qëndrimit pa qenë nevoja të gënjejnë."

Kufizimet e mëdha që janë bërë për pezullimin e kthimeve të detyrueshme, e reduktojnë maksimumi në 3.000 numrin e personave që do të përfitojnë nga rregullorja e re, në një kohë që në Berlin jetojnë 14.000 njerëz me statusin e ashtuquajtur Duldung.

  • Data 30.07.2006
  • Autor Bernd Gresler
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqzy
  • Data 30.07.2006
  • Autor Bernd Gresler
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqzy