1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE përgatit "urgjentisht" sanksione të tjera kundër Moskës

25 Shkurt 2022

Pas paketës së zgjeruar të sanksioneve kundër Rusisë që BE vendosi të enjten vonë, njoftohet të premten se vendet e BE po përgatisin sanksione të tjera kundër Rusisë.

https://p.dw.com/p/47adM
Außerordentlicher EU-Gipfel zum Krieg in der Ukraine
Fotografi: Olivier Hoslet/Pool/EPA/AP/picture alliance

Bashkimi Europian synon sipas të dhënave të presidentit të Këshillit të BE, Charles Michel të vendosë sanksione të tjera kundër Moskës. Të premten Michel deklaroi në shërbimin twitter, se "BE po përgatit urgjentisht një paketë tjetër sanksionesh". Të enjten BE vendosi një sërë sanksionesh të forta kundër Rusisë për shkak të sulmit të saj kundër Ukrainës.

Sipas BE sanksionet e vendosura të enjten prekin sektorin energjitik, financiar dhe atë të transportit, eksportet që përdoren për qëllime civile dhe ushtarake. Po ashtu sanksionet prekin edhe dhënien e vizave për një sërë "personash të veçantë" nga Rusia. Edhe SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja dhe Japonia reaguan me ashpërsimin e sanksioneve kundër Rusisë. Por BE nuk ka vendosur shkëputjen e Rusisë nga sistemi SWIFT. Në BE Gjermania bën pjesë tek ato vende që këtë hap për arsye strategjike ende e mbajnë si kartë presioni. Kancelari, Olaf Scholz tha se ai duhet mbajtur për një situatë, ku do të jetë e nevojshme të bësh edhe gjëra të tjera. Në samitin e djeshëm krerët e shteteve dhe qeverive të BE vendosën në një samit të posaçëm sanksione të zgjeruara kundër Rusisë, që prekin sektorin financiar, atë të energjisë dhe teknologjive.

Ukraine-Krieg | Kiew
Fotografi: Emilio Morenatti/AP/dpa/picture alliance

Rusia reagoi të premten duke u kundërpërgjigjur, se do të vendosë po ashtu sanksione kundër perëndimit. "Kuptohet vetë, që do të pasojnë masa hakmarrëse", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov në Moskë të premten. Nga Ministria e Ekonomisë në Moskë, erdhi njoftimi, se Rusia do të orientohet gjithnjë e më shumë drejt tregjeve aziatike për shkak të sanksioneve.

la/ag