BE dhe Emigracioni | Evropa | DW | 12.01.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

BE dhe Emigracioni

Bashkimi Evropian planfikon ne te ardhmen te pranoje emigrant ekonomik. Franko Fratini,komisioner per drejtesi eshte duke hartuar propozime qe do te sherbejne si baze per ligjet e ardhshme per rregullimin unik te problematikes se emigracionit.


Gjate pese viteve te fundit Komisioni Evropian disa here ka bere perpjekje te propozoje rregulla unike qe kane te bejne me statusin e emigranteve ne vende te Bashkimit Evropian.
Mirepo,keto propozime ne raste te shpeshta jane hedhur nga ana e Keshillit Ministror apo te ministrave te brendshem.Tani ka filluar nje perpjekje e re komisioneri pergjegjes per kete ceshtje,atij per politike te brendshme dhe drejtesi.
Franko Fratini prezanton ne Strasburg nje te ashtuqujtur "Liber i gjelbert",ku jane perfshire modelet e ndryshme te emigracionit dhe qe duhet te sherben si nje lloji baze per disktuim.
Ne korrik, pas nje diskutimi me 25 qeverite e vendeve te BE-se, do te hartohet nje material baze prej te cilit do te krijohen ligjet per emigraiconin.
Ardhja e emigranteve ne vendet perendimore vazhdon.Kryesisht permes Italise dhe Spanjes.Lidhur me kthimin e tyre, vendet anetare te BE-se jane te percara.
Ajo qe, me se shumti i bene keto vende te percare eshte pergjigjeja ne pyetjen se, cka eshte ajo qe mund te vleresohet si emigracion ekonomik dhe sa njerez ne vit mund te lejohen te fitojne te drejten e qendrimit.
Nje nga ceshtjet e pazgjidhura eshte edhe kuota nacionale e pranimit te emigranteve.Gjermania ne kete plan ka dhene provimin sepse ne vazhdimesi ka marr me shume emigrante.
Frank Fratini,komisioneri i Bashkimit Evropian mendon se, ne te ardhmen, pra, ne planin afatgjate, mund te aplikohet modeli amerikan i pranimit brenda vitit te nje kuote te caktuar te emigranteve.
" Komisioni aktual do te vendos per nje opcion te llojit amerikan te grenkartes",ka thene Fratini.
Grenkarte,si nje e drejta e qendrimit afatgjate dhe drejta e punes per grupe te emigranteve te kualifikuar, eshte vetem nje nga opcionet e shumta.Nuk eshte fjala qe te hapen mundesi per nje numer te pakufizuar te emigranteve,por me ne fund te krijohen rregullat e qarta qe do te vlenin per gjithe Evropen,thote komisioneri evropian per drejtesi.Per te eshte vendimtare qe, ne nje Union te zgjeruar te qartesohen rregullat e ardhjes se emigranteve, te cilet kalojne nepermjet shtetit te trete.Emigrantet potencial duhet ta dine se cilat jane detyrimet dhe te drejtat e tyre,cilat jane kufizimet dhe mundesite e kategorise se emigracionit ekonomik brenda BE-se.
Komisioneri evropian per politiken e punes, ne nje konference te perbashket me Fratinin ka bere te qarte se per BE-ne eshte me interes emigracioni i rregullt.
Popullesia e vendeve te Bashkimit Evropian deri ne vitin 2030 do te zvogelohet aq sa do te ndihet mungesa per 20 milione fuqi te re punetore.Zbraztesia duhet te plotesohet me emigrante nga vendet e treta.
Vlladimir Spidla,komisioner per ceshtje te punes thote se duhet nenvizuar se emigracioni ekonomik eshte nje proces i natyrshem. Ajo qe per Evropen eshte me rendesi eshte qe ta drejtoje si duhet kete proces.
Akush nuk mund te mendoje se ne te ardhmen nuk do te kete emigracion.
Nje gje e ketille eshte e pamundshme,por ajo qe eshte me rendesi eshte nje rregullim dhe nje strategji e mire,thote Spidla.
Natyrisht se edhe ne te ardhmen vlen parimi se vendet e lira te punes duhet te plotesohen me kandidate nga BE,por aktualisht ka vende te lira te punes te paplotesuara.Me rendesi eshte te jete emigracion legal dhe te luftohet pune ne te zeze, si dhe kriminaliteti i organizuar,ka thene komisioneri per drejtesi i BE-se italiani Franko Fratini.
Bernd Riegert

  • Data 12.01.2005
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArFN
  • Data 12.01.2005
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArFN