1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqiptarët tek aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare

26 Dhjetor 2025

Bashkimi familjar në Gjermani është bërë gjithnjë më e i vështirë, por sipas shifrave nga Ministria e Jashtme gjermane, qytetarët nga Kosova e Shqipëria janë ndër aplikuesit kryesorë këtë vit.

https://p.dw.com/p/55z40
Familje e bashkuar në Gjermani -prindërit dhe fëmijët krah për krah me kurriz nga kamera
Pavarësisht shtrëngimit të ndjeshëm të politikave të imigracionit këtë vit në Gjermani janë lëshuar më shumë se 100.000 viza për bashkim familjar. Fotografi: Patrick Pleul/dpa/picture-alliance

Pavarësisht shtrëngimit të ndjeshëm të politikave të imigracionit nga qeveria e koalicionit të CDU/CDU dhe Socialdemokratëve në Berlin,  këtë vit janë lëshuar më shumë se 100.000 viza për bashkim familjar. Kjo sipas shifrave nga Ministria e Jashtme, të raportuara së fundmi.

Sipas të dhënave nga Ministria e Jashtme, 101.756 viza u dhanë deri në fund të nëntorit për pesë kombësitë me më shumë aplikime. Më së shumti vizat u dhanë për turqit (14.907) dhe sirianët (13.148), të ndjekur nga qytetarë nga India (9.286), Kosova (7.143) dhe Shqipëria (4.426).

Familje me fëmijët duke ecur
E drejta për bashkimin familjar në Gjermani kryesisht vlen vetëm për familjen bazë, që do të thotë bashkëshortët/et dhe fëmijët e mitur.Fotografi: Peter Jülich/epd

E drejta për bashkimin familjarGjermani përgjithësisht vlen vetëm për familjen bazë, që do të thotë bashkëshortët/et dhe fëmijët e mitur. Ekzistojnë përjashtime për raste të vështira dhe, që nga një reformë në mars 2024, edhe për prindërit dhe vjehrrit e profesionistëve dhe punëtorëve të kualifikuar me kualifikim të lartë që mund të sigurojnë në mënyrë të pavarur jetesën e të gjithë familjes.

Në korrik, qeveria gjermane e CDU/CSU dhe SPD e pezulloi ribashkimin familjar për dy vjet për personat me status mbrojtjeje të kufizuar - ndryshe nga refugjatët e njohur. Vetëm në "raste të vështira" atyre u lejohet ende të sjellin bashkëshortët/et e tyre, fëmijët e mitur si edhe, në rastin e të miturve të pashoqëruar, prindërit e tyre në Gjermani.

 

 

AG