1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Angela Merkel - Gruaja e pare qe kandidon per postin e kreut qeveritar

Anila Shuka, Berlin30 Maj 2005

Unioni Kristiandemokrat e Kristiansocial cakton Angela Merkel si kandidate per zgjedhjet e vjeshtes

https://p.dw.com/p/Ar3b
Angela Merkel - Kryetare e Unionit Kristiandemokrat (CDU) dhe kryetare e grupit parlamentar CDU/CSU ne Bundestag
Angela Merkel - Kryetare e Unionit Kristiandemokrat (CDU) dhe kryetare e grupit parlamentar CDU/CSU ne BundestagFotografi: dpa

Duartrokitjet e publikut te mbledhur ne shtepine Konrad Adenauer ne Berlin kishin filluar qe para se Edmund Shtojber te paralajmeronte kandidaten e partise me te madhe te opozites per zgjedhjet e ardhshme ne Gjermani:

"Kryesitë e CDU-së dhe CSU-së sot paradite nominuan njëzëri kryetaren e Unionit Kristiandemokrat dhe kryetaren e grupit parlamentar CDU CSU, Angela Merkel, si kandidate per kancelare nga ana e partive unioniste ne zgjedhjet e ardhshme për Bundestagun, ne vjeshte te ketij viti," - u shpreh kryetari i simotrës bavareze, Unionit Kristiansocial, CSU, Edmund Shtojber.

Në këtë mënyrë, kryetarja e Unionit Kristiandemokrat, Angela Merkel, do të jetë gruaja e parë në historinë e Republikës Federale, që kandidon per te kryesuar qeverine. Ajo falenderoi për mbështetjen dhe paralajmëroi se do të zhvillojë një fushatë elektorale "pa figura armiqësore."

Tre vjet më parë, në zgjedhjet e vitit 2002, e ashtuquajtura "bija e Kolit" u mjaftua me detyren e mbeshteteses se kandidatures se kristiansocialit dhe kryeministrit te Bavarise, Edmund Shtojberit. Postet tani janë ndërruar, por jo kursi partiak. Duke u nisur nga shifra mbi pesëmilione e te papunëve, Merkel bëri të njohur qe tani fjalen kyçe te fushates elektorale:

"Puna ka nevojë per rritje, e rritja per liri. Dhe kur ta kuptojme qe liria dhe konkurrenca janë faktorët kyçë të shanseve të jetesës së njerzve, atëherë do të jemi në gjendje të realizojmë më shumë solidaritet dhe drejtësi në vendin tonë." E thënë me fjalë të tjera, Merkel është për një politikë më fleksible ekonomike, që bazohet jo në uljen e nivelit të pagave, por në rritjen e aftësisë konkurruese të Gjermanisë në tregjet globale.

Programi zgjedhor do të preznatohet më 11 korrik në një seancë të përbashkët të kryesive të partive simotra. Sipas anketimeve të deritanishme, shanset, që Gjermania në vjeshtë të kryesohet nga një grua janë të mëdha. Ndërkohë radiotelevizionet kryesore kanë filluar të përgatiten për duelet televizive mes Shrëderit dhe Merkelit, megjtihëse zhvillimi i zgjedhjeve nuk është kurrsesi i sigurtë. Kancelari Shrëder fillimisht duhet të humbasë votën e mirëbesimit në parlament. Kjo procedure është problematike në aspektin e kushtetutes.