Çekia dhe Polonia shprehen pro sistemit amerikan të mbrojtjes kundër raketave | Evropa | DW | 20.02.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Çekia dhe Polonia shprehen pro sistemit amerikan të mbrojtjes kundër raketave

Barazpesha ushtarake nuk duhet venë në pikëpyetje

default

Çekia dhe Polonia të hënën u shprehën pro sistemit amerikan të mbrojtjes kundër raketave. Por me këtë kryeministrat Topolanek dhe Kaczynski nuk do ta vënë në pikëpyetje barazpeshen ushtarake. Në Çeki amerikanet do të ndertojnë një stacion radaresh dhe në veri të Polonisë mbajteset e raketave.
Duket se pjesëmarrja e Çekisë dhe Polonisë në programin antiraketor është vendosur tashmë. Kryeministri cek Mirek Topolanek nuk la asnjë dyshim për këtë pas konsultimeve në Varshavë.

"Të dy vendet ndodhen në fazën e shqyrtimit të përgjigjes për kërkesën përkatëse amerikane. Ne kemi rënë dakord, që të dy vendet tona t´i përgjigjen ndoshta pozitivisht kësaj kerkese të amerikanëve. Mendoj se është në interesin tonë të perbashkët, që të negociojmë kushte mundësisht të mira për ne dhe të stacionojmë në territorin tonë raketa të tilla defensive."

I njëjti ton edhe tek kryeministri polak Jaroslav Kashinski, që kurrë nuk e ka fshehur simpatinë për një bazë amerikane raketash ne territorin e tij. Në të njëjtën kohë ai kundershtoi hezitimet evropiane, se me ndertimin e bazave antiraketore Polonia dhe Cekia vene me vetedije në pikëpyetje barazpeshën ushtarake në Evropë, gjë që Moska mund ta interpretojë si provokim:

"Synimi i mbrojtjes kunder raketave është i njohur. Nuk drejtohet kunder një shteti normal, por vetem kunder aktiviteteve të mundshme të vendeve të tilla, të cilat nuk duan t´i njohin rregullat e botes së sotme. Çdo konstatim se me instalimin e antiraketave do të ndryshohet raporti i forcave në Evropë është një keqkuptim. Dhe kjo e vertetë u komunikohet partnerëve në Lindje dhe në Perendim."

Kryeministri polak theksoi megjithatë, se marredhëniet gjithsesi të tensionuara ruso-polake ndodhen tani para tensioneve të reja: "Ndoshta do të jetë e vështirë, që të fitohet aprovimi i Rusisë, por ne do të përpiqemi, që ta bindim Moskën, që sistemi i mbrojtjes së raketave nuk drejtohet kunder Rusisë."

Në Çeki amerikanët do të ndertojnë një stacion radarësh dhe në veriun polak mbulesat perkatese të raketave. Moska në reagimin e saj të parë ka kercenuar me nderprerjen e marrëveshjes me SHBA për raketat me rreze të mesme veprimi si dhe me stacionimin e raketave me rreze të shkurtër veprimi në kufi me Poloninë. Ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier tha në fund jave se duhet patur mirëkuptim për dyshimet ruse, përsa i përket sigurisë dhe u bëri thirrje të dy vendeve evropianolindore të Natos për dialog me Moskën.

  • Data 20.02.2007
  • Autor Thomas Rautenberg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar8p
  • Data 20.02.2007
  • Autor Thomas Rautenberg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar8p