1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çfarë dimë për Anis Amrin?

23 Dhjetor 2016

I dyshuarit për aktin terrorist në Berlin ka ardhur në vitin 2015 në Gjermani. Po kush është ai?

https://p.dw.com/p/2UlY3
Fahndung nach Anis Amri
Fotografi: Reuters

Sipas dokumenteve Anis Amri mbushi më 22 dhjetor 2016, tri ditë pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, 24-vjeç. Nëse kjo është e vërtetë shumë e pasigurt, sikurse dhe shumë gjëra të tjera në këtë rast. E sigurt është deri tani vetëm një gjë, që në kamionin me të cilin u sulmua mbrëmjen e 19 dhjetorit tregu i Krishtlindjeve në Berlin, u gjet leja e qëndrimit e Anis Amrit.

Tunizi: Vëllai i kërkon Anisit të dorëzohet

Anis Amri është shtetas tunizian. Përfaqësues të shumta të mediave kanë folur ndërkohë me familjen e tij në qytetin Oueslatia në verilindje të vendit. Vëllai i tij Abdelkader Amri i bëri thirrje Anisit përmes agjencisë së lajmeve Associated Press që t'i dorëzohet policisë.

Anis Amri ka qenë edhe në Tunizi në burg për shitje droge, njofton agjencia frazece AFP. Gazeta "Die Welt" shkruan se ai ka qenë i dënuar me pesë vjet burg për grabitje.

Tunesien Reaktionen auf mutmaßlichen Attentäter Anis Amri
Fotografi: picture-alliance/dpa/M. Messara

Itali: "Klimë tmerri"

Sipas të dhënave të të atit Anis Amri është larguar shtatë vjet më parë nga Tunizia për në Sicili. Aty ka qëndruar në një qendër për refugjatë të mitur dhe shkonte në shkollë, shkruan gazeta italiane La Stampa. Sipas kësaj gazete "Ai duhet të ketë qenë tmerri i klasës dhe ka shkaktuar aty një klimë terrori" duke vjedhur të tjerët, kërcënuar dhe sulmuar. "Historia e saj si emigrant në Itali përfundoi me një përpjekje për t'i vënë zjarr shkollës", shkruan gazeta La Stampa, duke cituar dosjen e tij penale. Më pas ai erdhi në Gjermani.

Gjermani: Tetë identitete

Tuniziani erdhi sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të landit NRW në fund të korrikut të vitit 2015 në Gjermani. Që atëherë ai duhet të ketë qenë shumë aktiv dhe ka ndërruar deri në tetë herë identitetin e vet, shkruan Süddeutsche Zeitung. Në fotografitë e shumta të publikuar nga autoritetet e policisë dhe mediave, ai duket gjithmonë disi ndryshe: herë me e herë pa syze; herë i qethur shkurt, herë me flokë të gjatë dredha-dredha. Ai ka qenë në lande të ndryshme dhe prej shkurtit 2016 jetonte në Berlin.

Tunesier Anis Amri
Fotografi: picture-alliance/AP Photo

Shumë shpejt Anis Amri ka rënë në sy të autoriteteve gjermane dhe për të dyshohej se po përgatiste një vepër të rëndë dhe të rrezikshme. Një arsye ishte përpjekja e tij për të blerë armë automatike. Ende e paqartë është se ç'lloj kontaktesh ka pasur ai me qarqet islamiste në Gjermani dhe me predikuesit salafistë. Sipas mediave që u referohen organeve të sigurisë ai ka qarkulluar në rrethet e salafistëve dhe ka qenë edhe në banesat e tyre, por nuk ka të dhëna për kontakte të ngushta.

Vendndodhja aktuale: E panjohur

Fahndungsaufruf Arabisch Anis Amri
Fotografi: BKA

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme nga marsi deri në shtator 2016 Anis Amri ka qenë nën vëzhgim si person i rrezikshëm islamist. Por sipas hetimeve rezultonte se ai merrej me tregti droge në një nga parqet e Berlinit. Për këtë në shtator observimi i tij u ndërpre.

Prej dhjetorit ai është zhdukur nga radari i organeve të sigurisë, edhe pse në fakt ai duhej të dëbohej nga Gjermania, sepse i ishte refuzuar kërkesa për azil.  Për Anis Amrin dihen pra shumë gjëra. Madje thuhet se në kamion janë gjetur edhe gjurmët e gishtrinjve të tij. Por faktin më të rëndësishëm, pra se ku gjendet ai aktualisht, nuk e di për momentin askush.

Greta Hamann