″Zhvillimi prioritet kundrejt reformimit të OKB-së″ | Evropa | DW | 12.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

"Zhvillimi prioritet kundrejt reformimit të OKB-së"

Për tri ditë me radhë 180 kryetarë shtetesh dhe qeverish do të mblidhen në samitin më të madh të zhvilluar ndonjëherë të OKB-së në Nju Jork

Komisioni i BE-së në Bruksel

Komisioni i BE-së në Bruksel

Përpara se Presidenti i Komisionit të BE-së, Hoze Manuel Duaro Barrozo të hipte në aeoroplan për në Nju Jork, ai u tërhoqi vëmendjen të gjithë pjesëmarrësve, që të mos humbasin në grindjen mbi përbërjen e ardhshme të Këshillit të Sigurimit dhe reformën e përgjithshme të OKB-së: "Për të qenë i hapur: nëse më pyesni mua personalisht, se cili është preokupimi kryesor, atëherë unë ju them, natyrisht që është ndihma humanitare. 25.000 njerëz që mund të shpëtoheshin vdesin çdo ditë. Kjo është një tragjedi njerëzore. Ne mund ta ndalojmë këtë, sepse në botë ka burime të mjaftueshme. Ajo që na mungon është vullneti politik dhe aftësitë organizative."

E rëndësishme është që takimi më i madh i të gjitha kohërave i OKB-së ka marrë përsipër përgjysmimin e varfërisë ekstreme deri në vitin 2015 dhe të ashtuquajturat të tjera qëllime të mileniumit. BE-ja ka marrë përsipër që ta dyfishojë ndihmën për zhvillimin deri në vitin 2015 duke e rritur atë në 95 miliardë euro, deklaroi me krenari presidenti i komisionit. Por kryetarët e shteteve dhe të qeverive këtë premtim e kanë bërë duke shprehur rezervën se kjo ndihmë duhet të financohet. Dyshime të shprehura lidhur me seriozitetin e premtimeve të BE-së, Barrozo i hodhi poshtë: "Unë besoj, se premtimet tona do t´i mbajmë. Këtu nuk është fjala për premtime sa për të nxitur të tjerët. Ne do të konsultohemi me të gjithë partnerët e natyrisht edhe me SHBA. Eshtë shumë e rëndësishme që SHBA dhe antarë të tjerë të rëndësishëm të bashkësisë ndërkombëtare të bëjnë premtimet përkatëse."

Komisioni i BE-së ka frikë, se samiti i OKB-së do të mbingarkohet me krizën aktuale lidhur me shpërdorimet dhe keqmenaxhimin në këtë organizatë.

Këtu nuk kemi të bëjmë me ndonjë fushatë të vetmuar të SHBA kundër abuzimeve, edhe BE-ja kërkon një menaxhim më të mirë, deklaroi Komisionerja e BE-së për politikën e jashtme, Benita Ferrero-Valdner. Ajo theksoi, shpresën se grindja për reformimin e Këshillit të Sigurimit dhe të mënyrës së menaxhimit nuk e pengon krijimin e një këshilli për ruajtjen e paqes. Ky forum i ri duhet të kujdeset për shtetet, në të cilat paqja është imponuar nga trupat me mandatin e OKB-së, vuri në dukje Ferrero-Valdner: "Për të stabilizuar fazën pas konfliktit, ne kemi nevojë për një përgjigje të koordinuar dhe shumëkombëshe. E rëndësishme është kalimi me rend të përcaktuar nga konflikti dhe ruajtja e paqes në rindërtim dhe në pushtetin e rendit dhe ligjit."

E rëndësishme është gjithashtu që të forocohet komisioni i deritanishëm i OKB-së për të drejtat e njeriut. Vetëm në këtë mënyrë do të mundësohet zbatimi i të drejtavetë njeriut në mbarë botën, nënvizoi komisionerja Ferrero-Valdner. Por kësaj i rezistojnë një sërë shtetesh që trëmben nga një influencë më e madhe e OKB-së. Sipas saj sa i përket numrit dhe përbërjes së anëtarëve të ardhshëm të Këshillit të Sigurimit BE-ja është e përçarë.

  • Data 12.09.2005
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArDM
  • Data 12.09.2005
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArDM