1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Video: Rama me ekspozitë në Berlin

28 Janar 2019

Në videoclipin e shkurtër shihet për shembull një letër në anglisht drejtuar kancelares gjermane Angela Merkel në shkurt 2018 si edhe një letër që ia ka nisur presidentit të Shqipërisë Ilir Meta ku ai reagon ndaj refuzimit që i bëri kreu i shtetit emërimit të Sandër Lleshajt, si ministër i brendshëm.

https://p.dw.com/p/3CJdb

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka hapur në Berlin një ekspozitë me  piktura dhe skulptura. Dhoma e galerisë carlier gebauer ishte veshur me letër-muri, ku ishin printuar piktura të mëhershme të tij. Karakteristike për pikturat e Ramës është se ai pikturon mbi dokumente dhe letra që zakonisht i përdor në jetën e përditshme. Me një letër të ngjashme ai ka veshur edhe zyrën e tij në Tiranë. Në videoklipin e shkurtër shihet për shembull një letër në anglisht drejtuar kancelares gjermane Angela Merkel në shkurt 2018 si edhe një letër që ia ka nisur presidentit të Shqipërisë Ilir Meta ku ai reagon ndaj refuzimit që i bëri kreu i shtetit emërimit të Sandër Lleshajt, si ministër i brendshëm. Në një intervistë për DW, Edi Rama thotë se nuk ka vënë re ndonjë bashkëvarësi ndërmjet përmbajtjes së letrave dhe formës dhe ngjyrave të pikturave të tij. 

Ekspozita e titulluar "Works" qendron e hapur në galerinë carlier gebauer deri më datën 9 mars 2019.