Vëllezër të një fryme? | Gjermania | DW | 25.08.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Vëllezër të një fryme?

Midis ekstremistëve të djathtë dhe islamistëve radikalë ekzistojnë paralele. Të dy palët refuzojnë shtetin ligjor dhe zgjedhjet e lira, të dyja konsiderojnë kapitalizmin amerikan, hebraizmin dhe filozofinë e majtë armiqtë e tyre të përbetuar dhe do të shihnin me kënaqësi zhdukjen e shtetit të Izraelit nga harta e globit

Përkrahës të ekstremit të djathtë në Gjermani

Përkrahës të ekstremit të djathtë në Gjermani

Kur pas atentateve të 11 shtatorit 2001 ekstremistët e djathtë në Gjermani, Belgjikë dhe Hollandë shprehën hapur gëzim mbi atentatet e Al Kaidës kundër Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, pjesa më e madhe e opinionit në Gjermani reagoi e indinjuar. U fol për paralele ideologjike mes terroristëve islamikë dhe ekstremistëve të djathtë. Dhe vërtet këto paralale kanë ekzistuar dhe ekzistojnë ende. Të dy palët refuzojnë shtetin ligjor dhe zgjedhjet e lira, të dyja konsiderojnë kapitalizmin amerikan, hebraizmin dhe filozofinë e majtë armiqtë e tyre të përbetuar dhe do të shihnin me kënaqësi zhdukjen e shtetit të Izraelit nga harta e globit. Të dy besojnë se se perëndimi dekadent është i dënuar të rrënohet edhe pse kanë përfytyrime të ndryshme se si do të ndodhë kjo. Ekstremistët e djathtë mbështesin një "ligj sjelljeje" për të gjithë, dhe islamistët mendojnë ngjashëm. Kur grupet neonaziste të tipit "shokë ideali" nga të cilat ka më shumë se njëqind në Gjermani lëvdohen me zë të lartë për aktet e trimërisë që do të kryejnë në të ardhmen, të kujtojnë respektin për aksionet terroriste nga rrethi i Al Kaidës apo grupeve të tjera islamike. Frustrimi i tyre gjatë kampionatit botëror rreth miqësisë mes popujve të festuar në gjithë Gjermaninë fluturoi shpejt pas raketave të hizbollave kundër Izraelit. Kur më në fund raketat goditën thellë në zemrën e Izraelit duke lënduar kështu edhe SHBA, panë të përmbushura profecitë e tyre jo vetëm përkrahësit e hizbollave, hamasit apo hisb-u-tahririt por edhe ëndërrimtarët e një "perandorie me racë të pastër gjermane" rreth terroristëve të dikurshëm të RAF-it, ideologut të djathtë Horst Mahler dhe ekstremistit nga Hamburgu Christian Worch. Në entuziasmin për "fundin e afërt" të shtetit hebre të urryer me zjarr,në gjirin e ekstremistëve të djathtë është shprehur edhe dëshira për të ndihmuar paksa me paratë e mbledhura në rradhët e tyre. Por përpjekja për të ringjallur kontakte të vjetra me fondamentalistët myslimanë nuk ishte shumë e suksesshme. Një arsye për këtë, kështu të paktën dëgjon nga Hamasi, ishte se "racistët gjermanë flasin tepër". Nëse ky zë është i vërtetë mbetet të shihet. E dyshimtë është edhe nëse vërtet esktremistët e djathtë dhe neonazistët kanë mundur të mbledhin aq shumë fonde për islamistët sa t'ia vlente bashkëpunimi me ta. Pëshpëritet se të gjendur nevojë ata kanë futur në xhepat e tyre gjithçka.
  • Data 25.08.2006
  • Autor Jürgen Hoppe
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqzj
  • Data 25.08.2006
  • Autor Jürgen Hoppe
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqzj