Uragani ″Rita″ pritet të godasë SHBA-në | FOKUS | DW | 24.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Uragani "Rita" pritet të godasë SHBA-në

Presidenti amerikan Bush para udhëtimit të tij për në zonat e kërcënuara nga "Rita", premton ndihma të shpejta

Pamje nga uragani Rita

Pamje nga uragani "Rita"

Uragani "Rita" pritet sot në mëngjes sipas orës vendore të arrijë në Port Artur të Teksasit.Kjo u bë e ditur nga qendra e uraganeve ne Majami sipas së cilës uragani "Rita" tani klasifikohet si shtërngatë e shkallës së tretë.Port Artur shtrihet 100 km në verilindje të qytetit Galveston,i cili u godit në vitin 1900 nga një uragan i paparë deri tani , duke shkaktuar vdekjen e rreth 12 mijë njerëzve.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush para udhëtimit të tij për në San Antonoi premtoi se ndihmat do të jenë të shpejta.
Uragani po shkakton shira dhe erëra të fuqishme me shpejtësi më shumë se 200 kilometra në orë. Një dallgë e fuqishme ka goditur përsëri bregun e Nju Orlinsit duke përmbytur qytetin.
Largimi masiv i 2 milion njerëzve nga Teksasi dhe Luizana ka shkaktuar kaos në komunikacion.Sipas specialistëve kjo furtunë mund të ketë një forcë më shkatërrimtare se Katrina. Për shkak të uraganit "Rita" është ndërprerë rreth 99% e prodhimit të naftës dhe e rreth 72% e prodhimit të gazit në Gjirin e Meksikës.

  • Data 24.09.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqib
  • Data 24.09.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqib