1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Unioni Mesdhetar dhe inisiativa të tjera

Rainer Sollich21 Qershor 2008

Franca ka ndjekur gjithnjë interesat e saj në Afrikë dhe Lindjen e Afërme. Presidenti Sarkozy vazhdon në gjurmët e kësaj tradite, megjithatë dëshiron të verë edhe thekset e tij, pjesërisht të reja në këtë politikë.

https://p.dw.com/p/EO3Y
Takimi i Unionit Mesdhetar
Takimi i Unionit MesdhetarFotografi: AP

Në kuadër të vizitës së tij në Lindjen e Afërme, presidenti francez Nicola Sarkozi do të qëndrojë nga 22 deri 24 qershor në Izrael dhe do territoret palestineze. Ai do të bëjë gjatë këtyre takimeve reklama për "Unionin e Detit Mesdhe", i cili pritet të fillojë në Paris më 13 korrik në kuadër të presidencës franceze të Bashkimit Evropian.

Cilat janë interesat e Francës në këtë rajon?

Kur Presidenti francez Nicolas Sarkozy bëri për herë të parë të ditur idenë e tij për krijimin e Unionit të Detit Mesdhe në vitin 2007, vit zgjedhjesh në Francë, ai e bëri këtë me stilin e një vizioni të madh: "Unë i drejtoj një apel të gjithë popujve mesdhetarë. Unë u them atyre se në Mesdhe do të vendoset gjithshka! Ne duhet të kapërcejmë urrejtjen, për të krijuar vend për ëndërrën e madhe të paqes dhe kulturës. Koha ka ardhur për të krijuar një Union Mesdhetar, i cili do të shërbente si urë lidhëse midis Evropës dhe Afrikës. Atë që ne kemi arritur para 60 vitesh në Evropë, mund ta arrijmë edhe nesër për Unionin Mesdhetar."

Sarkozi u përpoq në fillim për krijimin e një organizate krejtësisht të pavarur. Një projekt prestigji ky i krijimit nën udhëheqjen franceze, paralelisht me Bashkimin Evropian të një unioni, i cili do të kishte projektet dhe institucionet e veta, por pa anëtarët e tjerë të BE-së që nuk kufizohen direkt me Mesdheun, si për shembull pa Gjermaninë ose Poloninë.

Por kjo ide nuk eci. Ishte kryesisht rezistenca gjermane, që bëri që të mos krijohej Unioni për Mesdheun ose ndonjë lidhje eksluzive e vendeve mesdhetare, por të bëhej një rivlerësim dhe zgjerim i programeve ekzistuese të BE-së për këtë rajon, e të ashtuquajturit proces i Barcelonës. Në këtë kuadër duhen bërë përpjekje të reja për të përmirësuar fushat e bashkëpunimit, që nga politika për klimën, energjinë, ekonomine e deri tek migracioni ilegal dhe fusha e sigurisë. Përveç këtyre duhet krijuar besimi. Por konfliktet e shumta në hapësirën jugore mesdhetare, kryesisht konflikti arabo-izraelit por edhe konflikti në Saharanë Perëndimore, shihen si pengesa të mëdha për realizimin e këtyre synimeve.

Mbetet të shihet nëse variante të tilla të Unionit Mesdhetar janë në gjendje të japin impulse të reja. Disa vende si Libia dhe Algjeria janë shprehur deri tani kundër krijimit të tij. Nga ana e saj Franca vazhdon ta shohë si projekt presigjioz këtë projekt, megjithë kufizimet dhe kritikat e disa vendeve arabe. Parisi vazhdon të bëjë herë pas here të qartë se kërkon të luajë një rol të veçantë në Lindjen e Afërme dhe në Afrikën Veriore.

Kështu Sarkozi i irritoi evropianët dhe të tjerët kur në fund të vitit 2007 priti me pompozitet Muamar Gadafin ( Muammar Ghaddafi) dhe bëri një marrëveshje me Tripolin për furnizimin e një aktori atomik. Sarkozi përpiqet të afrohet me presidentin sirian Bashar Al Azad (Al-Assad), i cili nga ana e tij jep sinjale për vendosjen e paqes dhe shqetëson kështu Uashingtonin. Sarkozi do ta ulë Al Azadin në një tavolinë me kryeministrin izraelit Ehud Olmert. Franca ka kontakte diplomatike me Hamasin islamist në Rripin e Gazës, të cilin BE e ka rradhitur në listën e organizatave terroriste.

Në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Afërme, Franca përfiton nga lidhjet kulturore me ish kolonitë e saj, elitat e të cilave kanë formim frankofil.