1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Trump në NATO: Aleanca bëhet pjesë e koalicionit anti-IS

25 Maj 2017

Aleanca ushtarake e NATO-s bëhet zyrtarisht pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër IS-it. Stoltenberg e quan këtë hap "mesazh të fortë politik".

https://p.dw.com/p/2dYJA
Donald und Melania Trump Ankunft Brüssel
Fotografi: Reuters/J.Ernst

NATO vendos të zgjerojë luftën e saj kundër terrorizmit me kërkesë të SHBA-së. Në samitin e NATO-s  në Bruksel, të enjten (25.05) ku për herë të parë merr pjesë edhe presidenti amerikan, Donald Trump, NATO vendosi futjen zyrtarisht në koalicionin botëror kundër të ashtuquajturit "Shteti Islamik".

U.S. Präsident Trump und NATO-Generalsekretär bei der Pressekonferenz am Weißen Haus
Fotografi: Reuters/J. Ernst

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh se ky është "një mesazh i fortë politik". Me këtë NATO demonstron unitet në luftën kundër terrorizmit. Konkretisht, kjo do të thotë për NATO-n zgjerim të misioneve të avionëve të përgjimit, AVACs-, të cilët startojnë nga Turqia për të vrojtuar hapësirën mbi Siri e Irak. Tani ata do të jenë më gjatë në misione të tilla  - si për të furnizuar në ajër, avionët e koalicionit, po ashtu edhe për të dirigjuar avionët e koalicionit anti IS, por për sa kohë që këta nuk hedhin bomba. Po ashtu vendet e NATO-s do t'i përgjigjen Trumpit në kërkesën e tij pët të shtuar shpenzimet për mbrojtjen. Ato kanë premtuar se do të paraqesin për vit raportin se si do ta përmbushin objektivin për rritjen e buxhetit të mbrojtjes, që parashikon shpenzimet 2% të prodhimit të brendshëm bruto deri në 2025.

Rusia - pjesë e diskutimeve

Në axhendën e krerëve të shteteve dhe qeverive të aleancës në samitin e Brukselit, do të jetë edhe Rusia. Stoltenberg u shpreh, se Rusia është gjithmonë në axhendën e NATO-s. "Një nga arsyet, se pse ne investojmë më shumë në mbrojtjen e përbashkët, se pse e rrisim prezencën e aleancës në Lindje, është përgjigjja ndaj sjelljes agresive të Rusisë, siç e kemi parë në Ukrainë", citon agjencia gjermane e lajmeve, dpa, Stoltenberg. Po ashtu në samitin e NATO-s pritet të miratohet edhe një koncept për shpërndarjen e përgjegjësive brenda aleancës.

 

 

la/(afp, dpa)